Lajme

Hyseni: Fuqia e qytetarëve është në votën e tyre – mos e leni pa e shfrytëzuar


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni,

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij, për të votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit.

Ai ka votuar në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi”, në fshatin Batllavë.

Hyseni pas procesit të votimit, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“I ftoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës për të treguar vullnetin aty ku e kanë mundësinë, fuqia e tyre është në votën e tyre dhe këtë fuqi mos ta lënë pa e shfrytëzuar”, ka thënë Hyseni.

“ Qenka një ditë e mirë, mbrëmja do të jetë edhe më e mirë. Ka pasur entuziazëm, përkrahje e di që do të jetë një rezultat i mirë”.

Ndërkaq, për komunën e Podujevës në raundin e dytë të zgjedhjeve do të ballafaqohen Ekrem Hyseni nga LDK i cili kishte fituar 16 mijë e 925 vota ose 44,20 për qind dhe Shpejtim Bulliqi nga LVV i cili kishte marrë 16 mijë e 907 vota ose 44,16 për qind.

Kurse, në këtë raund të zgjedhjeve lokale, në 21 komuna ku do të zhvillohet balotazhi të drejtë vote kanë gjithsej 1 milion 260 mijë e 571 votues, apo 624 mijë e 887 votues më pak krahasuar me numrin e votuesve të certifikuar në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor në 38 Komuna të Kosovë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore