Lajme

Hunter Biden do të deklarohet fajtor për tre akuza federale


Hunter Biden, djali i presidentit Joe Biden, do të deklarohet fajtor për tre akuza federale.

Kështu zbuloi të martën Departamenti i Drejtësisë në një dosje gjyqësore.

Lajmi u bë i ditur nga multimediali “CNN” dhe botimi amerikan “The Washington Post”.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë do të ketë jehonë të menjëhershme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Hunter Biden do të deklarohet fajtor për dy kundërvajtje tatimore federale dhe një akuzë të lidhur me posedimin e armëve, sipas dosjes në një gjykatë federale në Delaware.

Ai do të paraqitet në gjykatë për të pranuar akuzat në një datë të mëvonshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore