Euro 2020

Humbi punën për një ndeshje futbolli


Nina Farooqi (në të majtë)

Fitorja e Anglisë përballë Danimarkës në gjysmëfinalet e EURO 2020 do të mbetet shumë gjatë në kujtesën e tifozëve anglez.

Ishte hera e parë që ky shtet arriti në një finale Europiani, dhe padyshim që në “Wembley” atë natë, ka pasur skena të jashtëzakonshme.

Pak njerëz kanë festuar më shumë se Nina Farooqi, që padyshim nuk do të harrojë natën e 7 korrikut asnjëhere, dhe jo vetëm për shkak të ndeshjes.

Farooqi, 37 vjeçare, fotografe, kishte siguruar një biletë nga shoqja e saj për ndeshjen përballë Anglisë, dhe kishte marrë një ditë pushim nga puna, kinse ishte e sëmurë.

Por, gjërat ndryshuan shpejt për të, menjëherë pas golit të barazimit nga Anglia.

Kamera ishte kthyer nga publiku, dhe kishte kapur Farooqi-n duke festuar golin me shumë entuziasëm.

Në pjesë të parë, ajo kishte marrë mesazhe nga shoqëria e saj, të cilët e lajmëruan që kishte dal në televizor.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, ajo kishte pranuar një mesazh nga shefat e saj, që i thanë mos të mundohej të dilte më në punë.

“Jam pak pishman, askush nuk do që të pushohet nga puna, por, më shumë do t’i kisha rënë pishman nëse nuk do të isha pjesëmarrëse në ndeshje”.

“Do ta bëja përsëri” tha ajo.

Farooqi duket se nuk është shumë pishman për incidentin që i ka ndodhur. Mbi të gjitha, kjo mund të ketë qenë një eksperiencë e papërsëritshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore