Lajme

Vdes një person në Obiliq, kishe pësuar lëndime në punë


Ilustrim

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një qytetar nga Obiliqi ka ndërruar jetë të shtunën e 16 prillit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që në një firmë në Obiliq gjatë punës kishte pësuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima më pas kishte ndërruar jetë.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, inspektori i punës dhe është kontaktuar prokurori kujdestar.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.

Organet e rendit po e hetojnë rastin.

Ndërkaq në një diskotekë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë katër persona pas një mosmarrëveshje ndërmjet tyre janë konfrontuar edhe fizikisht duke u  rrahur.

Dy prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishin pësuar lëndime të lehta trupore-sipas raportit te mjekut.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore