Kosova

Kusari: Duhet t’i kujtojmë të gjithë ata të cilët deri sa dhanë frymën e fundit kishin shikimin nga malet shqiptare


Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, ka theksuar se “kolegët e mi deri më tani nuk treguan peshën e emocionit të ndjejmë ne nga Kosova që kemi ardhur për të mbajtur fjalim nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”.

Sipas saj, ky shënim i përbashkët është ngjarja që jetëson ëndrrën dhe shpaguan sakrificën e qindra e mijërave që u sakrifikuan për vendin.

“Dikur i kishim të gjithë veshët e syrit andej maleve që na ndanin. Sot duhet t’i kujtojmë ata djem dhe vajza të cilët deri sa dhanë frymën e fundit kishin shikimin nga malet shqiptare me flamurin kuq e zi në gjoks”.

“Shumë gjak u derdh për t’u hequr ai kufi”.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka potencuar se Kosova dhe Shqipëria kanë të njëjtat figura kombëtare, “kemi Skënderbeun dhe Ibrahim Rugovën”.

“Të parët tanë ishin të parët e kësaj toke dhe këtij qielli, Gjithçka na bashkon dhe asgjë nuk mund të na ndajë”, theksoi ai.

“Si djali i një të burgosuri politik në kohën e Jugosllavisë, më duhet të ndajë një histori nga bisedat me babën dhe miqtë e tij. Kur unë e pyesja se si arrinin t’i përballonin torturat e Jugosllavisë, përgjigja e tyre ishte se ne kishim ideal flamurin, kishim identitet kombin dhe kishim ide shtetin e shqiptarëve”, potencoi ai.

Arben Gashi

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, theksoi se “e ardhmja jonë është e bashkuar”.

“Një aleancë e përhershme me ShBA-të dhe të integruar në NATO dhe në familjen e madhe evropiane, kjo është rruga jonë, kjo është e ardhmja jonë, ky është misioni ynë, ky është qëllimi ynë i përbashkët”, tha Tahiri.

Abelard Tahiri

Ndërkaq shefi i grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, u shpreh se duhet të jemi më të bashkuar e më të zhvilluar.

“Këtë ua kemi borxh të gjithë atyre që kanë dhënë për Shqipërinë, shqiptarinë e Kosovën. Zoti e bekoftë Kosovën e Shqipërinë, Zoti e bekoftë këtë komb të bekuar”, theksoi ai.

Besnik Tahiri

Kurti: Duhet të jemi bashkë jo vetëm në kremte

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore