Kosova

Parduzi në Speciale: Unë them atë që e mbaj mend, jo çka dëshiron Prokuroria


Dëshmitari i tetë i mbrojtjes, Kapllan Parduzi në gjykimin ndaj Salih Mustafës, ka thënë se “unë e them atë që mbaj mend dhe e di dhe jo atë çka dëshiron Prokuroria të nxjerrë në kontest”.

“E kam thënë dhe po e ri përsërisë në deklaratën time dhe këtu e deklaroj e kam takuar dy herë, mund të jetë ngatërresë por kam thënë në korrik dhe në tetor, herën e parë në Bajgorë dhe herën e dytë në Zllash kur ia kam dërguar disa armë edhe municion dhe kam marr disa gjëra ushqimore, veshmbathje, mbulesa apo ushqimore këtë e kam thënë dhe këtë e konfirmoj”, tha Parduzi.

Ndërsa, lidhur me atë se Mustafa e ka shoqëruar Parduzin të plagosur deri në Potok apo deri në Rimanishte apo Bollopojë, Mustafa theksoi se “bëhet fjalë për dy pjesë.

“Pjesën e parë prej Turuçicë apo deri në fshatin Rimanisht apo Bellopojë nuk jam i sigurt, as atëherë, as tash ndalesa e fundit, prej aty ka qenë pjesa tjetër për të kaluar në pjesën verilindore për të shkuar në spital deri aty e kemi parë gjatë nuk e di në cilat fshatra dhe vende, dhe për herë të fundit kur kemi zbritur nga traktori dhe na ka marrë pjesa tjetër e brigadës 151 për të na transportuar me na dërguar në spital ka qenë hera e fundit dhe ndarja dhe deri aty e ka pas për detyrë“.

Salih Mustafa

Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, pati njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj Mustafës, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore