Lajme

Murati: Me marrëveshjen e re me Shqipërinë do e bëjmë bashkimin doganor


Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se me marrëveshjen e re mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të bëhet bashkimi doganor mes dy shteteve.

“Memorandumi për ngritjen e një grupi të përbashkët për bashkim doganor është hapi i parë konkret në drejtim të një bashkimi doganor, i cili konsiderohet interes i lartë kombëtar”, tha Murati gjatë mbledhjes së përbashkët mes dy Qeverive të hënën e 20 qershorit.

Sipas tij, ky memorandum definon qartë grupet punues nga të dyja anët, të cilat do të punojnë ngushtë për të analizuar situatën, procedurat aktuale, si dhe koston e përfitimit.

“Si rrjedhojë e bashkimit doganor dalin disa përfitime”, ka theksuar Murati, “siç janë shfrytëzimi i kohës në mënyrë më efektive për shkak të lehtësimit të procedurave”.

“Pra, palët”, shpjegoi ai, “do të punojnë bashkë për hartimin e një studimi, të cilin do ta prezantojmë në nëntor të këtij viti, me të cilin do të ofrohet një pasqyrim i qartë rreth këtij objektivi”.

Murati ka treguar se tregjet e dy vendeve do të bashkohen, “por edhe do të kemi lëvizjen e lirë të fuqisë punëtorë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore