Lajme

Konfirmohet pjesëmarrja e Kurtit në Samitin e Parisit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Në forumin që do të mbahet të enjten dhe të premten do të jenë rreth 450 pjesëmarrës në tërësi, përfshirë 30 liderë vendesh.

“Në total, 450 pjesëmarrës priten të jenë prezent, duke përfshirë rreth tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish”, thuhet në njoftimit për media të Zyrës së Presidentit të Francës, Emannuel Macron.

Ky forum është iniciuar tri vjet më parë nga presidenti Macron.

Tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish, duke përfshirë nënpresidenten amerikane Kamala Harris, kanë pranuar ftesë të jenë të pranishëm të enjten dhe të premten në Forumin e Paqes në Paris.

Por, Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, samit ky i cili do të mbahet për herë të parë në SHBA.

“Samiti për Demokraci i Presidentit është një nga shumë nismat amerikane e fokusuar në avancimin e demokracisë, luftimit të korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës”, thuhej në një përgjigje të ambasadës amerikane në Prishtinë.

Megjithatë, në njoftim të ambasadës amerikane thuhet po ashtu se pavarësisht kësaj, SHBA mbetet partnere e palëkundur e Kosovës në ndërtim të demokracisë.

“Sikur e ka spikatur edhe presidenti Biden në video-adresimin e tij të gushtit, Kosova ka shënuar ‘progres të jashtëzakonshëm gjatë 20 viteve të fundit’ në ndërtimin e një demokracie multietnike dhe të qëndrueshme”.

Në këtë listë të publikuar nga “Politico”, përveç Kosovës, nuk është ftuar as Serbia , as Bosnja dhe Hercegovina.

Kure, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut tashmë kanë pranuar ftesat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore