Lajme

Çfarë po ndodh në Mal të Zi


Bllokimi i rrugës në Cetinje nga disa malazez

Qindra protestues malazez janë përplasur me policinë të dielën në qytetin e Cetinës në Mal të Zi, duke tentuar ta parandalojnë përurimin e Mitropolitit të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Madje për ta bërë këtë ata kanë djegur goma në rrugën në hyrje të kryeqytetit të dikurshëm malazez.

Megjithatë, Joanikije u përurua të dielën si kreu i ri i degës malazeze të Kishës Ortodokse Serbe në një Manastir në Cetinje, pavarësisht kundërshtimeve e protestave.

Joanikije dhe Patriarku i Kishës Porfirie kishin mbërritur për inaugurimin me helikopter mes masave të rrepta të sigurisë.

Sipas policisë, të paktën shtatë policë dhe disa protestues u plagosën në përleshje, ndërsa të paktën 14 persona u arrestuan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore