Kosova

E humbi garën për kryetar të Gjilanit, Haziri paralajmëron Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor në degën e LDK-së


Kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka paralajmëruar Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor brenda 90 ditëve.

Nëpërmjet një komunikate, LDK-ja në Gjilan bëri të ditur se të shtunën në strukturat e partisë, është mbajtur takim me Kryesinë, kryetarët e nëndegëve dhe struktura të tjera.

“Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e madh ndaj tij dhe LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit dhe ato të 14 nëntorit”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Derisa kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar për angazhimin.

Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Kryetari Haziri ka falënderuar strukturat e Degës për angazhimin e jashtëzakonshëm, duke e bërë rikthimin e madh të LDK-së si parti e parë në Kuvendin Komunal”.

Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar komunën e Gjilanit në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51,17 për qind të votave apo 20,100 vota, ndërsa Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 48,83 për qind ose 19,177 vota.

Haziri e kishte uruar Hysenin për fitoren.

“z. Alban Hyseni është kryetari i ri i Gjilanit. Duke qenë kryetar në detyrë, do të filloj bartjen e përgjegjësive, gjilanasit i përgëzoj për kulturën në zgjedhje. Vetëvendosjes ja ka besuar kryetarin e komunës, do të vazhdoj të jem i interesuar për zhvillimin e qytetit tim”, kishte deklaruar Haziri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore