Lajme

Hoxha-Kurtit: “Ai që i sheh gjërat krejt zi” në Francë mësoi “progresin dhe kulturën” e Kosovës


Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, me ironi ka komentuar mburrjen në Facebook të kryeministrit Kurti për kinematografinë kosovare si të mirënjohur nga të gjithë personalitet e mëdha të filmit në Festivalin e Filmit në Kanë.

“Kryeministri qenka mburrë me faktin se në Festivalin e Cannes krejt paskan njohuri për kinematografinë kosovare dhe Kosovën si shtet. Me vjen mire që u dasht me shku ai atje e m’i kallxu të huajt që në këto 20 vjet – që ai i sheh krejt zi, është punu shumë me pasë progres edhe kultura”, ka shkruar deputetja Hoxha.

Më pas, Xhoxha, nuk e la lavdinë kulturore të bie në të sapo-ardhurin në krye të Qeverisë, Albin Kurtin, dhe ka hedhur lavd edhe mbi të parin e partisë së saj, që dikur edhe ish-Ministër i Kulturës, Memli Krasniqin.

“Sa ishte Memli Krasniqi, Minister në MKRS kinematografia dhe fushat tjera të kulturës kanë përjetu ndryshime të mëdha pozitive. Në fakt ishte gjatë mandatit të tij kur kultura kosovare nisi ndërkombëtarizimin”.

“Qe ajo kohë kur Kosova prezantohet në Cannes e në të gjitha festivalet prestigjioze të filmit në botë. Kosova që nga koha e Memlit merr pjesë edhe në bienalen më të madhe të artit dhe arkitekturës siç është Bienalja e Venedikut, është pjesë e Parlamentit Kulturor Evropian – e një nga sesionet e tij u mbajt edhe në Kosovë pikërisht gjatë mandatit të tij”.

Ajo ka thënë se vetëm tani Albin Kurti do të fillojë t’i kuptojë punët që janë bërë në vend, duke nënkuptuarqë Kurti sa s’ka qenë në pushtet vetëm ka kritikuar.

Deputetja e PDK-së ndër të tjera edhe është shprehur se shkuarja në Festivalin e Kanës me familje është gjë e mirë, por se vetëm tani qënka bërë “civilizim dhe kulturë” kurse sa ishte PDK-ja në qeverisje

“po të shkonte ndonjë Ministër a Kryeministër me grua e fëmijë do flitej e zhurmohej për shpenzim të parasë publike për fam3 e kulturë si për kryeministrin e qe besa njejtë edhe për presidenten”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore