Lajme

Hovenier: Trupat amerikane në Kosovë të përkushtuar për stabilitet rajonal


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajarin. 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier është takuar me komandantin e Forcës së Kosovës (KFOR), gjeneral major Ferenc Kajarin.

Ai në një postim në rrjetin social Twitter ka shkruar se ky takim është dëshmi e fortë se KFOR-i ka mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, duke shtuar se trupat amerikane në Bondsteel janë kontribuuesit e drejtpërdrejt për këtë mision të Aleancës Veri-Atlantike NATO.

“Takimi me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari, ri-konfirmoi mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të SHBA-së për KFOR-in”.

Ambasadori Hovenier ka thënë gjithashtu se rolin e KFOR-it është i domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Kontributet e trupave amerikane në Bondsteel, një nga më të mëdhenjtë midis aleatëve, është dëshmi e angazhimit tonë në rolin i domosdoshëm të KFOR-it në sigurimin e stabilitetit rajonal”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Nga ana tjetër edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR në një njoftim ka thënë se udhëheqësi i misionit e ka informuar ambasadorin amerikan rreth situatës së sigurisë në Kosovë si dhe për aktivitet e zakonshme ditore të KFOR-it në përmbushjen e mandatit që ka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore