Zgjedhjet në Kosovë

Hoti: Ky është viti i liberalizimit të vizave dhe njohjes nga Serbia


Avdullah Hoti në një tubim zgjedhor në Gjakovë.

Brenda këtij viti do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën dhe gjithashtu njohje të Shtetësisë nga Serbia.

Kështu u ka premtuar qytetarëve, Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një tubim të mbajtur në Gjakovë.

Hoti, përmendi edhe letrën e presidentit amerikan, Joe Biden, dërguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ku Biden fliste për njohjen reciproke.

“Ne kemi përkrahjen e partive simotra për të përmbyllur me sukses procesin e liberalizimit të vizave gjatë këtij vit”, tha Hoti para qytetarëve.

“Gjithashtu kemi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmbyllur procesin e dialogut me Serbinë, siç tha Presidenti Biden ‘me njohje recirpoke”.

Veç premtimeve kapitale për njohje nga Serbia dhe liberalizim të vizave, kandidati i LDK-së shtoi se do të realizohet edhe “ëndrra shekullore për lidhjen hekurudhore Prishtinë-Durrës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore