Pas një vendimi historik të marrë nga Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë, homoseksualët sllovenë kanë fituar të drejtën e martesës dhe birësimit të fëmijëve.
Ata bëhen kështu të parët që e fitojnë këtë të drejtë në të gjithë hapësirën evropiane postkomuniste.
Gjykata e atjeshme vendosi që ndalimi i martesës dhe birësimit për çiftet e të njëjtit seks është “diskriminim i palejueshëm ndaj çifteve të të njëjtit seks”.
Gjyqtarët në Ljubljana, të thirrur për të folur për dy çështje që përfshijnë çifte homoseksuale, i dhanë parlamentit slloven me gjashtë vota kundër gjashtë muaj për të përmbushur vendimin e tyre.
Për ta, thelbi i gjykimit të tyre ishte zbatimi i menjëhershëm.
“Është një fitore e plotë për ne pas përpjekjeve të gjata të shoqërisë civile”, ka pohuar Lana Gobec, presidente e Legebitra, shoqata kryesore sllovene që lufton për të drejtat e komunitetit LGBT.
Sakaq, qeveria e kryeministrit Robert Golob është zotuar të prezantojë legjislacionin e përshtatjes brenda “një ose dy javësh”.
“Premtojmë se do të punojmë për përgatitjen dhe miratimin e amendamenteve legjislative sa më shpejt të jetë e mundur për të garantuar të drejta të barabarta për të gjithë”, ka deklaruar lëvizja e qendrës së majtë të Golob.
Sllovenia është vendi i tetëmbëdhjetë në Evropë që lejon martesën për të gjithë, por është e para herë për një vend ish-komunist.
Në kundërshtim me rastin slloven, vende të tjera në rajon si Hungaria apo Kroacia kanë përfshirë në kushtetutat e tyre një përkufizim rreptësisht heteroseksual të martesës.
E gjitha në përgjigje të përparimeve të viteve të fundit në të drejtat e komunitetit LGBT në Evropën Perëndimore.
Marrë nga “Le Monde”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rusia pushton qytetin Buhruvatka në Kharkiv
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
-
Blinken i thotë Zelenskyt se ndihma ushtarake amerikane është rrugës
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
Lajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Michael Cohen detajon se si ishte jeta si avokat i Trump-it
-
Blinken i thotë Zelenskyt se ndihma ushtarake amerikane është rrugës