Lajme

Hitleri dhe lista e fshehtë me 3 mijë Britanikë të shquar


Nazistët synonin të rekrutonin figura nga të gjitha spektret intelektuale e jo vetëm, nëse do të pushtonin Britaninë e Madhe. Në listën e tyre sekrete kishte fusha që varionin nga aktorët te astrofizikantët. Vazhdonte me figura presidenciale.

Në të mund të gjeje poetë, spiunë, shkencëtarët më të përgatitur etj. Lista sekrete e nazistëve përfshinte gati 3 mijë britanikë të shquar.

Zbulimi i të ashtuquajturit “Libri i Zi” shkruar nga Adolf Hitler në fund të luftës, provokoi një numër komentesh aprovuese dhe ironizuese nga disa prej emrave të cilat përmbante lista.

“I dashuri im, njerëzit me të cilët duhet të kishim qënë bashkarisht të vdekur”, shkroi autorja Rebecca West për dramaturgun Noel Coward, ndërsa karikaturisti David Low u përgjigj: “Kjo është shumë e rregullt. Edhe unë do i kisha në listën time. ”

Libri i Zi u përpilua nën vëzhgimin e Kolonelit SS Walter Schellenberg. Njësia e inteligjencës së huaj e Gestapos filloi përpilimin e Sonderfahnungliste GB – lista e “kërkimit special” për Britaninë e Madhe – rreth vitit 1937.

Ai përbëhej nga dy pjesë: një listë alfabetike me 2 mijë e 619 të dyshuar dhe adresat e tyre, së bashku me gati 400 organizata të cilat duheshin bastisur dhe ndaluar.

Kjo listë origjinale u plotësua nga Informationsheft GB e Gestapo – përafërsisht përkthehet si “broshurë informacioni për Britaninë e Madhe” – hartuar ndërsa planet e Hitlerit për të pushtuar Britaninë u përgatitën midis majit dhe korrikut 1940.

“Sa të zellshëm duhet të kishin qenë njerëzit që kërkonin shënime naziste nëpër gazeta, duke dëgjuar thashetheme, duke kontrolluar vizat e pasaportave gjermane dhe duke mbajtur gjurmët e të mërguarve të varfër që ishin larguar nga persekutimet në atdheun e tyre”, komentoi gazeta Guardian në shtator 1945 pasi u gjet një kopje e listës në Selinë e Gestapo-s të Berlinit.

Regjistrime të tjera në Librin e Zi ishin ishin ndoshta pak më befasuese. Lëvizja Boy Scout, që dyshohej se ishte një krah i “Shërbimit Sekret Anglez”, do të ndalohej dhe themeluesi i saj, Lord Baden-Powell do të arrestohej.

Disa prej atyre që nazistët shpresonin të kapnin, me siguri do t’iu ishin shmangur atyre në kohë. Albert Einstein, fizikani bërthamor, Leo Szilard dhe këngëtari me ngjyrë Paul Robeson kishin ikur tashmë drejt SHBA-ve, ndërsa Sigmund Freud kishte vdekur brenda tre javësh nga lufta.

Einstein dhe Szilard

Oldfield, vajza e një refugjati gjerman, thotë se qëllimi i saj kryesor ishte të zbulonte pse britanikët në listë, në radhët e të cilëve ajo përfshin refugjatë hebrenj që u bënë britanikë, ishin “të dyshuar mbi të gjithë të tjerët se kishin potencial për të penguar nazifikimin e suksesshëm të Britanisë së Madhe”.

Grupet brenda Mbretërisë së Bashkuar që kishin punuar për të ndihmuar refugjatët hebrenj para luftës gjithashtu do të ishin në shënjestër.

Siç vëren Oldfield, bastisje të tilla do të ishin dyfish më shumë produktive në sytë e Gestapos, duke lejuar nazistët të mblidhnin disa nga “anti-nazistët më aktivë” si dhe të mësonin vendndodhjet e “Emigrantëve” që jetojnë tani në Britani.

Libri i Zi gjithashtu identifikoi në mënyrë korrekte disa hebrenj kryesorë britanikë që drejtuan përpjekjet e shpëtimit, duke përfshirë Norman Bentwich, një ish-Prokuror i Përgjithshëm pro-Zionist i Palestinës dhe Otto Schiff, një bankier i lindur në Frankfurt, i cili krijoi Komitetin Hebre të Refugjatëve. Deri në vitin 1939, 80% e refugjatëve në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan në komitetin e Schiff.

Përtej tërësisë së kabinetit të luftës së Churchill dhe politikanëve të shquar hebrenj – të tillë si ish-lideri i Partisë Liberale, Sekretari i Brendshëm dhe Komisioneri i Lartë për Palestinën Herbert Samuel dhe Ministri i ardhshëm i kabinetit të Punës Manny Shinwell – relativisht pak parlamentarë u përfshinë në Librin e Zi.

Don-i dhe kritiku letrar i Cambridge F.L. Lucas, të cilin Oldfield e cilëson si “një nga më të palodhurit dhe më të shprehurit nga të gjithë kundërshtuesit britanikë të nazizmit “, kishte tërhequr prej kohësh vëmendjen e nazistëve – Goebbels madje iu përgjigj një prej shumë letrave të tij në shtypin britanik. Një gjuhëtar i shkëlqyer, Lucas u rekrutua për të punuar në shtator 1939 në projektin e kripitimit të kodit “Enigma” në Bletchley.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore