Euro 2020

Historiku i Evropianëve, EURO 2000


EURO 2000, Evropiani i 11-të në histori, i pari i shekullit XXI, do të ishte Evropiani i surprizave, fitoreve të mëdha, ndeshjeve historike, i jashtëzakonshëm në çdo aspekt.

Me EURO 1996 që shënoi fillimin e një faze të re, EURO 2000 do të konfirmonte ndryshimet në futbollin modern.

Evropian i vazhdimit të traditave.

16 skuadra, vazhdimi i golit të artë, fitore që vlejnë tri pikë.

Rregulla të aplikuara në vitin 1996, që tani do të shndërroheshin në normë për kompeticionet më madhor për shtetet evropiane.

Por, ishte hera e parë për diçka.

EURO 2000 do të organizohej nga dy shtete, dhe ato ishin Holanda e Belgjika.

Me dy shtete që siguruan kualifikimin direkt, ndryshoi edhe faza kualifikuese.

Faza kualifikuese ndryshoi, por si?

Numri i shteteve u rrit nga 47 në 49.

Me 14 skuadra që kishin të drejtën të siguronin pjesëmarrjen, u vendos për një format ndryshe.

49 ekipet ndaheshin në nëntë grupe.

Nëntë të parat e grupit kualifikoheshin direkt në Evropian.

Nga nëntë vendet e dyta, më e mira kualifikohej direkt, kurse tetë skuadrat tjera luftonin për katër vende.

Cilat skuadra u kualifikuan nga vendi i parë?

Ishin Italia, Norvegjia, Gjermania, Franca, Suedia, Spanja, Rumania, FR Jugosllavia dhe Republika e Çekisë.

FR Jugosllavia ishte kombëtarja e bashkuar e Serbisë dhe Malit të zi.

Cilat u kualifikuan përmes play-offit?

Portugalia ishte skuadra më e mirë e nëntë të dytave, kështu që ata u kualifkuan direkt në EURO 2000.

Kurse, ndeshjet e play-offit, që luheshin me formatin vajtje-ardhje, përfunduan kështu:

Skoci 1-2 Angli

Israel 0-8 Danimarkë

Slloveni 3-2 Ukrainë

Irlandë 1-1 Turqi – Turqia avancoi falë rregullit të golit si mysafirë.

Në këtë mënyrë u caktuan 16 skuadra e EURO 2000.

EURO 2000 – faza e grupeve

Edhe këtë radhë, grupet u caktuan nga shorti.

Ato u ndanë kështu:

Grupi A: Gjermania, Rumania, Portugalia, Anglia.

Grupi B: Belgjika, Suedia, Turqia, Italia.

Grupi C: Spanja, Norvegjia, Jugosllavia, Sllovenia.

Grupi D: Holanda, Çekia, Franca, Danimarka.

Dy skuadrat më të mira të çdo grupi vazhdonin tutje.

GRUPI A

Portugalia shfaqi formë të mrekullueshme.

Ata u kualifikuan si të parë e grupit, duke fituar të treja ndeshjet, më shtatë gola të shënuara e vetëm dy të pësuara.

Befasi shkaktoi Rumania.

Ata përfunduan në vendin e dytë me katër pikë.

Në këtë mënyrë, u eliminuan Anglia me tre pikë, dhe kampionët në fuqi, Gjermania, me vetëm një pikë.

GRUPI B

Njësoj sikur grupi A, përfundoi edhe grupi B.

Italia ishte dominuese absolute, me tre fitore në tri ndeshje.

Turqia përfundoi e dyta, me katër pikë.

Në vendin e tretë përfunduan vendasit e Belgjikës, me vetëm tri pikë.

Kurse, Suedia përfundoi e fundit me një pikë.

Këto dy grupe nxorën këto çifte çerekfinaliste.

Portugali – Turqi.

Itali – Rumani.

GRUPI C

Përkundër humbjes në ndeshjen e parë, Spanja arriti kualifikimin si e para.

Me shumë fat, spanjollët fituan përballë Sllovenisë dhe FR Jugosllavisë.

FR Jugosllavia, ose kombëtarja e bashkuar e Malit të Zi dhe Serbisë përfundoi në vendin e dytë me katër pikë.

Jashtë mbeti Norvegjia, e cila u eliminua me katër pikë, por për shkak të humbjes në ndeshjen direkte përballë Jugosllavisë.

E fundit mbeti Sllovenia, me dy pikë.

Grupi D

Vendasit e Holandës u bënë skuadra e tretë që arriti tre fitore në të tri ndeshjet.

Ndryshe nga të tjera grupe, ky kishte dy dominues.

Përveç Holandës, ishte edhe Franca e artë e Zidane, Blanc, Henry, e shumë të tjerë.

Francezët përfunduan grupin me gjashtë pikë.

U eliminuan Çekia me tre pikë dhe Danimarka me zero pikë.

Këto dy grupe nxorrën këto çifte çerekfinaliste.

Spanjë – Francë.

Holandë – FR Jugosllavi.

Çerekfinalet

Ndeshja e parë ishte ajo mes Turqisë dhe Portugalisë, në Amsterdam.

Portugezët ishin shumë të fortë për turqit.

Ishte Nuno Gomes protagonisti kryesorë i kësaj ndeshje.

Sulmuesi portugez shënoi dy golat për fitoren 2-0.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 44-të, pak para mbylljes së pjesës së parë.

Kurse, u kujdes që të shuante shpresat e Turqisë më minutën e 56-të, me golin e dytë personal.

Itali – Rumani

Edhe kjo ndeshje dhuroi të njejtën histori.

Dy gola ishin të mjaftueshme për të vendosur ndeshjen, e të dyja u shënuan nga të kaltërit.

Ndryshe nga Portugalia, italianët zgjodhën gjithçka në pjesën e parë.

Fillimisht ishte legjenda e Romës, Totti, që shënoi për 1-0.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Pippo Inazghi dyfishoi epërsinë.

Italia iu drejtua gjysmëfinale, ku do të ndeshej me fituesin e ndeshjes Holandë – Jugosllavi.

Holandë – FR Jugosllavi

Demolim total, shkatërrim i dotës së parë.

Holanda, bashkë me Kluivert dhe Overmars ishin të pandalshëm.

I pari shënoi hetrik, i dyti shënoi dy gola, e Holanda shënoi gjashtë.

Dy u shënuan nga Kluivert në pjesën e parë.

Një e shënoi i njëjti në pjesën e dytë, dy i shënoi Overmars.

Ndeshjen e mbylli Jugosllavia, me golin e “flamurit të bardhë” nga Milosevic.

Ndeshja u mbyllë me rezultat 6-1 në favor të tulipanëve.

Spanjë – Francë

Gjithçka në këtë ndeshja ndodhi brenda 12 minutave.

Nga minuta e 32-të, deri në të 44-ën, nga një gol çdo gjashtë minuta.

Fillimisht shënoi Zidane, për t’i dhuruar epërsinë Francës.

Gjashtë minuta më vonë, Spanja barazoi për 1-1.

Përsëri gjashtë minuta më vonë, Franca kaloi në epërsi, për të mbyllur pjesën e parë me epërsi 2-1.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, dhe Franca do të përballej në gjysmëfinale me Portugalinë.

Gjysmëfinalet

E para do të vendosej nga goli i artë.

Ishte ndeshja mes Francës dhe Portugalisë.

Portugalia mbylli pjesën e parë me epërsi 1-0, falë golit të Nuno Gomes.

Në minutën e gjashtë të pjesës së dytë, Henry barazoi për 1-1.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, dhe ndeshja iu drejtua vazhdimeve.

Kur gjithçka po u drejtohej penalltive, u akordua, një penallti por e “artë”.

Fatin e ndeshjes e kishte në këmbë Zidane. Legjenda e futbollit francëz shënoi golin që e dërgoi Francën në finale.

Itali – Holandë

Dhe, e dyta gjysmëfinale u vendos nga penalltitë.

Një ndeshje që nuk ofroi asgjë përgjatë 90 minutave, ofroi gjithça gjatë vazhdimeve.

Holanda shënoi vetëm një herë, e Italia tre herë.

Di Biagio, Pessotto dhe Totti shënuan për italianët, ndërsa Maldini gaboi.

Kurse, De Boer, Stam dhe Bosvlet humbën për holandezët, ndërsa vetëm Kluivert shënoi.

Finalja e madhe

Më 2 korrik të vitit 2000, Franca do të arrinte një ndër fitoret më të çmendura të një Evropiani.

Golit i Delvecchio në minutën e 55-të, u duk se do të ishte i mjaftueshëm për fitoren e italianëve.

Por, në momentet kur gjyqtari po përgatitej për vërshëllimen përfundimtare, në skenë u ngjit Ëiltord.

Ai shënoi për 1-1, në minutën e 93-të, në një ndeshje që kishte vetëm tre minuta shtesë.

Pra, barazimi në limite, i japi një motivim ekstra francezëve.

Dhe, kjo u vu re në kohën shtesë.

Goli i artë, ai që i ndihmoi gjelat të arrinin finalen, i ndihmoi ata që ta fitonin atë.

Këtë radhë, ishte Trezeguet protagonisti i momentit.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë ai shënoi për 2-1, duke mbyllur kështu një finale të çmendur.

Në një finale të mbushur me yje, gjelat me një yll në fanellë ngritën lartë trofeun e kampionatin Evropian.

Është e pamundur të kesh një gjeneratë si Franca, e të mos fitosh.

Kampionët e botërorit të vitit 1998, fituan edhe Evropianin e vitit 2000.

Në një botë me yje, fati iu buzëqeshi më të mirëve.

Së shpejti, EURO 2004…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore