Euro 2020

Historiku i Evropianëve, EURO 2016


Edhe tre ditë kanë mbetur deri në fillimin e EURO 2020.

Gjithçka që ka dhuruar ky kompeticion ndër vite, e bën edhe më të vështirë pritjen për të parë nisjen e tij.

Nga viti 1960, e deri në vitin 2016, Albanian Post ka sjellur historinë e secilit nga 15 Evropianet që janë zhvilluar në histori.

Evente nga më të ndryshmet, ngjarje e ndryshime historike, surpriza, fitore e humbje të mëdha, gola, adrenalinë, por mbi të gjitha, spektakël i garantuar çdo katër vite në piedestalin e futbollit Evropian.

EURO 2016, nën dritat e fushave të bukura franceze, do të mbetet në histori si Evropiani ndryshimeve të mëdha.

Por, për ne do të mbetet gjithnjë në mendje si Evropiani kur 23 luftëtarë shqiptarë zbritën në fushë për të përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze fanellën kuqezi.

Cilat ishin ndryshimet e mëdha të EURO 2016?

Numri i skuadrave, nga 16 që ishte më parë, shkoi në 24.

Kompeticioni u rrit, mundësia për kualifikim edhe më shumë.

Me ndryshimin e formatit të Evropianit, edhe kualifikueset shkonin ndryshe.

Faza kualifikuese

54 shtete u ndanë në nëntë grupe.

Dy skuadrat e para të çdo grupi siguronin kualifikimin direkt në Evropian.

E treta më e mirë po ashtu siguronte kualifikimin direkt, kurse tetë skuadra tjera të vendit të tretë, luftonin mes vete për katër vendet e fundit.

Si të parët, u kualifikuan: Çekia, Belgjika, Spanja, Gjermania, Anglia, Irlanda e Veriut, Austria, Italia, Portugalia.

Si të dytët, u kualifkuan: Islanda, Uellsi, Sllovakia, Polonia, Zvicra, Rumania, Rusia, Kroacia dhe Shqipëria.

Skuadra më e mirë e vendeve të treta, ishte Turqia.

Faza play-off, rezultatet

Ukrainë 3-1 Slloveni

Suedi 4-3 Danimarkë

Bosnje dhe Hercegovinë 1-3 Irlandë

Norvegji 1-3 Hungari

Në këtë mënyrë, u kompletua edhe 24-shja e Evropianit të parë me 24 skuadra.

EURO 2016

Më shumë skuadra, më shumë grupe, rregulla ndryshe.

24 skuadrat u ndanë në gjashtë grupe me nga katër skuadra.

Dy të parat avansonin në fazën me eliminim direkt.

Kurse, katër të tretat që ishin më të mirat, po ashtu arrinin fazën me eliminim direkt.

GRUPI A

Ky ishte grupi ku bëntë pjesë edhe Shqipëria, së bashku me Francën, Rumaninë e Zvicrën.

Franca përfundoi grupin në vendin e parë, me shtatë pikë.

Zvicra përfundoi e dyta, me pesë.

Shqipëria mbeti në vendin e tretë, me tre pikë.

Kuqezinjtë ishin shumë të pafat në dy ndeshjet e para, ku humbën ndeshje të cilat së paku meritonin barazimin.

GRUPI B

Uellsi shokoi Anglinë, duke përfunduar grupin në vendin e parë, me gjashtë pikë.

Tre luanët përfunduan të dytët, me pesë pikë.

Sllovakia përfundoi e treta me katër pikë, kurse Rusia ishte e fundit me vetëm një.

GRUPI C

Gjermania dhe Polonia ishin shumë të fortë për Irlandën e Veriut dhe Ukrainën.

Të dy skuadrat përfunduan grupin me shtatë pikë.

Gjermania e mbylli në vendin e parë për shkak të gol diferencës më të mirë.

Irlanda e veriut mbeti e treta me tre pikë, kurse Ukraina nuk morri asnjë.

GRUPI D

Fitorja në ndeshjen e fundit përball Spanjës, i siguroi Kroacisë kualifikimin si e para e grupit.

Por, iberikët përfunduan në vendin e dytë, me pesë pikë.

Jashtë mbetën Turqia dhe Çekia.

GRUPI E

Italia përfundoi e para me gjashtë pikë, aq sa edhe Belgjika.

Të kaltërit e Conte-s përfunduan të parët për shkak të fitores në ndeshjen direkte përballë Belgjikës.

Irlanda ishte e treta, me katër pikë.

Suedia mbeti krejtësisht jashtë, më një pikë.

GRUPI F

Hungaria dhe Islanda surprizuan Portugalinë.

Dy shtetet e lartëpërmendura përfunduan në vendin e parë dhe dytë, me pesë pikë.

Hungaria ishte e para për shkak të fitores në ndeshjen direkte.

Portugalia doli e treta me tre pikë, e Austria e fundit me një.

Vendet e treta

Sllovakia, Irlanda, Portugalia dhe Irlanda e Veriut avansuan tutje nga vendet e treta, kurse jashtë mbetën Turqia dhe Shqipëria, për shkak të golaverazhit më të dobët.

Faza me eliminim

Me 16 shtete që merrnin pjesë tani, është shtuar edhe faze e 1/8-ave.

Si shkuan ndeshjet e asaj faze?

Zvicra u mund nga Polonia 4-5 me anë të penalltive.

Krocia humbi në sekondat e fundit të vazhdimeve përballë Portugalisë.

Uellsi fitoi 1-0 përballë Irlandës së Veriut, më anë të një autogoli.

Belgjika e shkatërroi Hungarinë, 4-0.

Gjermania nuk kishte asnjë vështirësi, duke fituar 3-0.

Në ndeshjen më interesante të raundit, Italia mundi Spanjën me rezultat 2-0.

Franca fitoi 2-1 përballë Irlandës.

Kurse, surpriza më e madhe e raundit ishte fitorja e Islandës përballë Anglisë.

Çerekfinalet

Pasi 120 minutat përfunduan me rezultat 1-1, Portugalia fitoi në penallti përballë Polonisë.

Uellsi shokoi Belgjikën, duke arritur fitoren 3-1 që e dërgoi në gjysmëfinale në pjesëmarrjen e tyre të parë historike.

Gjermania përballë Italisë, ndeshje që përfundoi 1-1 pas 120 minutave, dhuroi një ndër llotaritë e penalltive më interesante ndonjëherë.

Dy skuadrat goditën nga nëntë penallti, me Gjermaninë që fitoi 6-5.

Franca e pati të lehtë përballë Islandës, duke fituar 5-1.

Gjysmëfinalet

Gjysmëfinalja e parë, ishte ajo mes Portugalisë dhe Uellsit.

Gjithçka ndodhi brenda tre minutave në fillimin e pjesës së dytë.

Ishte fillimisht Cristiano Ronaldo me një super gol me kokë që i dhuroi epërsinë Portugalisë në minutën e 50-të.

Tre minuta më vonë, i njëjti asistoi për Nani-n, që shënoi për 2-0.

Deri në fund ndryshoi asgjë, dhe historia e Uellsit e pati me kaq.

Portugalia u rikthye në një finale për herë të parë pas vitit 2004.

Gjermani – Francë

Gjysmëfinalja e Antoinë Griezmann.

Golashënuesi më i mirë i EURO 2016, nuk kishte të ndalur as në gjysmëfinale.

Ai shënoi dy herë për të ktyer Francën në një finale Evropiani për herë të parë që nga viti 2000.

Minutat 47 dhe 72 ishin ato që panë Griezmann-in të dërgonte topin në fundin e rrjetës.

Finalja tashmë dihej, më 10 korrik, Portugalia ishte pritëse në letër e vendasve të Francës.

Finalja e madhe

Përballë 75,868 spektatorëve, në “Stade de Francë”, gjithë shpresat ishin për një mrekulli vendase.

Në 30 minutat e para, ylli i finales, Cristiano Ronaldo, fatkeqësisht u detyrua të linte ndeshjen për shkak të lëndimit.

Në atë moment, mundësia për fitoren e Francës u rrit në maksimum.

Por, mbrojtja e Portugalisë ishte në nivelin e duhur, e në anën e tyre ishte edhe fati.

Gignac goditi shtyllën vetëm disa sekonda para mbylljes së takimit, dhe ndeshje iu drejtua vazhdimeve.

Në pjesën e parë të vazhdimeve, fati u kthye në anën e Francës.

Një goditje e jashtëzakonshme e Raphael Guerreiro-s, pa shtyllën e Lloris të dridhej.

Ishte minuta e 109-të, momenti vendimtar i gjithë finales.

25 metra nga porta, emri më i papritur, Eder, me një goditje të bukur ngjitur për toke, e dërgoi topin në krahun e poshtëm të majtë, dukë shënuar për 1-0.

Ky gol heshti “Stade de France”, me Portugalinë që u ngrit në delir.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, me Portugezët, që për herë të parë ngriti në qiell trofeun e një Evropiani.

Në duartë e Cristiano Ronaldo-s, erdhi për herë të fundit, trofeu “Henri Delaunay”.

Ndryshim, më shumë skuadra, më shumë spektakël. EURO 2016 na dhuroi çdo arsye të mundshme që mezi të presim EURO 2020-ën.

Fatkeqësisht, pandemia e shtyu për një vit, por fatmirësisht, është vetëm tre ditë larg nesh.

Së shpejti, para syve tanë, magjia e EURO 2020…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore