Euro 2020

Historiku i Evropianëve, EURO 2004


EURO 2004 ishte Evropiani i 12-të në histori, i dyti i shekullit XXI, dhe padyshim Evropiani i suprizës më të madhe.

Ky Evropian do të ishte i treti i formatit me 16 skuadra.

Por, kishte një ndryshim të madh, dhe ai ishte eliminimi i golit të artë.

Portugalia ishte ajo që organizonte këtë Evropian, kombëtarja që ngadalë po ngjiste shkallët për t’u bërë një ndër më të mëdhat e Evropës.

Me një vend të siguruar, 15 skuadra luftonin për vendet e tjera.

Procesi i kualifikimeve kishte ndryshuar përsëri.

Por, si?

Numri i skudrave në UEFA kishte shkuar në plot 51.

Këto shtete, minus Portugalinë, ndaheshin në dhjetë grupe me nga pesë skuadra.

Dhjetë të parat e çdo grupi kualifkoheshin direkt.

Dhjetë të dytat përballeshin mes vete në ndeshjet play-off për të siguruar pesë vendet e fundit.

Si të parat, u kualifikuan: Franca, Danimarka, Çekia, Suedia, Gjermania, Greqia, Anglia, Bullgaria, Italia dhe Zvicra.

Play-off

Ndeshjet luheshin në format vajtje-ardhje.

Dhe, ato përfunduan kështu:

Letoni 3-2 Turqi

Skoci 1-6 Holandë

Kroaci 2-1 Slloveni

Rusi 1-0 Uells

Spanjë 5-1 Norvegji

Këto ndeshje përcaktuan edhe 16 skuadrat për EURO 2004.

EURO 2004

Sistemi i fazs së grupeve mbeti i njëjtë.

Dy skuadrat e para avansonin tutje dhe përballeshin me pas me skuadrat e grupeve tjera.

Dhe, grupet e EURO 2004, ishin këto:

Grupi A: Greqi, Portugali, Rusi, Spanjë.

Grupi B: Anglia, Francë, Kroaci, Zvicrë.

Grupi C: Bullgari, Danimarkë, Itali, Suedi.

Grupi D: Çeki, Gjermani, Holandë, Letoni.

GRUPI A

Vendasit e Portugalisë arritën që të lënë prapa humbjen e ndeshjes së parë përballë Greqisë.

Ata fituan dy ndeshjet tjera duke përfunduar në vendin e parë me gjashtë pikë.

Vendi i dytë u caktua nga golat e shënuara.

Me Spanjën dhe Greqinë, që kishin golaverazh zero, barazim në ndeshje direkte, skuadra që shënoi më shumë gola avansoi tutje.

E ajo ishte Greqia, që kishte shënuar katër.

Rusia përfundoi në vendin e fundit me tre pikë.

GRUPI B

Franca dhe Anglia ishin shumë më të mirë se Kroacia e Zvicra.

Franca e Zidane përfundoi në vendin e parë, me shtatë pikë nga tre ndeshje.

Anglia doli në vendin e dytë me gjashtë pikë.

Kroacia kishte vetëm dy pikë ndërsa Zvicra përfundoi me vetëm një pikë.

GRUPI C

Suedia, Danimarka, Italia, tre skuadra me pesë pikë.

Të tre skuadrat të barazuara në ndeshje direkte.

Dhe në këtë situatë, shihej golaverazhi në ndeshje direkte. Për shkak se të tre ndeshjet përfunduan barazim, edhe diferenca ishte e njëjtë.

Në këtë rast, dy ekipet që kishin shënuar më shumë gola në ndeshjet direkte, vazhdonin tutje.

E para ishte Suedia, me tre gola.

E dyta ishte Danimarka, me dy gola, e shumë pa fat, Italia mbeti jashtë.

Bullgaria kishte zero pikë.

GRUPI D

Çekia e Milan Baros, ishte e jashtëzakonshme.

Ata përfunduan në vendin e parë, me nëntë pikë nga nëntë të mundshme.

Holanda e super Van Nisterlerooy përfundoi në vendin e dytë, vetëm falë fitores në ndeshjen e fundit.

Gjermania mbeti jashtë me dy pikë, e Letonia me një.

Çerekfinalet

Portugali – Angli

Francë – Greqi

Suedi – Holandë

Çeki – Danimarkë

Cilat fituan?

Para se të fillojmë me rezultatet, është me rëndësi për rregullin e golit të argjendtë.

Nëse ndeshja përfundonte në barazim, dy skuadrat i drejtoheshin vazhdimeve.

Nëse një skuadër fitonte pjesën e parë të vazhdimeve, ndeshja përfundonte aty.

Por, nëse pjesa e parë e vazhdimeve përfundonte në barazim, ky rregull nuk vlente më.

Portugali – Angli

Owen i dhuroi Anglisë epërsinë vetëm pas tre minutave.

Ndeshja po shkonte shumë mirë për anglezët, të cilët po i drejtoheshin sigurt fitores.

Shtatë minuta para fundit, Helder Postiga barazoi shifrat.

Pjesa parë e vazhdimeve nuk ofroi asgjë, dhe rregulli i golit të argjendtë ra poshtë.

Costa shënoi në minutën e 110-të e pesë minuta më vonë barazoi Lampard, duke e dërguar ndeshjen te penalltitë.

Portugalia fitoi 6-5, duke iu drejtuar gjysmëfinaleve.

Francë – Greqi

Një gol ishte i mjaftueshëm.

E ky gol konfirmoi befasinë e evropianit, Greqinë.

Charisteas në minutën e 65-të shënoi golin që nxorri kampionët e Francës jashtë EURO 2004.

Suedi – Holandë

120 minuta, 0 gola.

Edhe një tjetër gjysmëfinalist do të përcaktohej nga penalltitë.

Ibrahimovic dhe Mellberg gabuan për Suedinë.

Vetëm Cocu gaboi për tulipanët, të cilët fituan llotarinë me rezultat 5-4.

Çeki – Danimarkë

Ishte ndeshja më e njëanshme e gjithë fazë çerekfinale.

Çekia shënoi tre gola në pjesën e dytë.

Fillimisht me Koller në minutën e 49-të.

Pastaj, Baros, për dy minuta, me dy gola, mbylli gjithçka.

E kështu, u konfirmuan gjysmëfinalet.

Ato ishin:

Portugali – Holandë

Greqi – Çeki

Gjysmëfinalet

Vendasit e Portugalisë në gjysmëfinalen shënuan tre gola, por fituan 2-1.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Cristiano Ronaldo.

Maniche e dyfishoi rezultatin, në minutën e 58-të.

Andrade shënoi në minutën e 63-të, në portën e gabuar, e ndeshja përfundoi 2-1.

Portugali iu drejtua finales së parë në histori, e atë si vendas.

Greqi – Çeki

Ndeshja e parë, e vetme, e fundit në histori të futbollit, që u vendosë nga goli i argjendtë.

90 minutat e rregullta përfunduan me rezultat 0-0.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë të vazhdimeve, në skenë u ngjit Dellas.

Ai shënoi për 1-0 dhe ndeshja u mbyll aty.

Greqia, si surpriza e kompeticionit, iu drejtua finales.

Finalja e madhe

Portugali – Greqi.

Para 62,865 tifozëve vendas, Portugalia ishin favoritë të padiskutueshëm.

Por, suprizën, Greqia e dërgoi deri në fund.

Si dy ndeshjet e kaluara, edhe këtë herë, goli i vetëm i ndeshjes, për ata ishte i artë.

Charisteas, heroi i ndeshjes me Francën, përsëriti vetën.

Në minutën e 57-të, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes për të thyer zemrat e gjithë vendasve.

Grekët, ishin ata që ngritën në qiell trofeun e 12-të të Evropianit.

Një Evropian modern, i mbuluar nga surprizat.

Greqia, në mes të Portugalisë, bëri atë që askush nuk e priti, fitoi EEURO 2004.

Mes surprizash, edhe një EURO tjetër u mbyll në një mënyrë të jashtëzakonshme.

Së shpejti, EURO 2008…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore