Euro 2020

Historiku i Evropianëve, EURO 1996


EURO 1996, përveç se do të ishte Evropiani i dhjetë në histori, do të ishte edhe Evropiani i fillimeve të reja.

Futbolli kishte hyrë në një fazë tjetër, e padyshim që e njëjta gjë duhet të ndodhte edhe me kompeticionin më të madh në kontinentin e vjetër.

Rritja e interesit për këtë kompeticion, rriti edhe vlerën e trofeut duke e bërë trofeun e dytë më të rëndësishëm në këtë sport, pas kupës së botës.

EURO 1996 do të ishte Evropiani i fillimive të reja.

Do të ishte i pari që kishte 16 skuadra, duke rritur kështu mundësinë e kualifikimit përmes fazës kualifikuese.

Ndryshim tjetër ishte vlerësimi i fitores me tre pikë, deri sa, barazimi mbeti njësoj, një pikë.

Në këtë Evropian, u zbatua edhe rregulli i “Golden Goal”

Çfarë ishte Golden Goal?

E thjeshtë, si edhe emrin, goli ishte më të vërtetë i artë.

Ky gol vlente vetëm pas 90 minutave.

Nëse ndeshje përfundonte në barazim, skuadra që shënonte e para në vazhdime, automatikisht shpallej kampion.

Nëse asnjëra nuk arrinte golin, ndeshja i drejtohej penalltive.

Ky rregull, do të luante një rol shumë të madh në EURO 1996.

Normalisht, me rritjen e numrit të skuadrave, ndryshonte edhe faza kualifikuese

Por, si?

Në fakt, ishte pikërisht faza kualifikuese që rriti numrin e skuadrave.

Ndarja e Bashkimit Sovjetik, Çekosllovakisë dhe Jugosllavisë, rriti numrin e skuadrave të anëtarësuara në UEFA nga 33 në 48.

47 skuadra do të luftonin për 15 vende në Evropian, me organizatorët, Anglinë, që ishin të kualifikuara direkt.

Këto 47 shtete, ndaheshin në tetë grupe.

Të gjithë fituesit e grupeve kualifikoheshin direkt.

Dhe, fituesit e grupeve ishin: Rumania, Spanja, Zvicra, Kroacia, Çekia, Portugalia, Gjermania dhe Rusia.

Por, si caktoheshin shtatë skuadrat tjera?

Të dytat e çdo grupi, vendoseshin në një tabelë, e cila merrte për bazë ndeshje vetëm përballë vendit të parë, të tretë të dytë dhe të katërt në grup, duke anashkaluar dy të fundit.

Gjashtë skuadrat e dyta më të mira kualifikoheshin direkt.

Skuadra e vendit të shtatë dhe të tetë luanin një ndeshje në teren neutral.

Gjashtë skuadrat që u kualifikuan direkt nga vendi i dytë ishin: Italia, Bullgaria, Turqia, Skocia, Danimarka, Franca.

Kurse, Holanda e vendit të shtatë dhe Irlanda e vendit të tetë do të luftonin për vendin e fundit që dërgon në Evropian.

Në “Anfield”, Holanda fitoi 2-0 duke u bërë skuadra e 15-të që i drejtohet Evropianit në Angli.

EURO 1996

Për herë të parë, grupet caktoheshin nga shortet.

Katër grupe me nga katër skuadra, do të luanin mes vete për të caktuar tetë skuadrat më të mira.

Grupit u ndanë në këtë mënyrë:

Grupi A: Angli, Holandë, Skoci, Zvicër.

Grupi B: Bullgari, Francë, Rumani, Spanjë.

Grupi C: Çeki, Gjermani, Itali, Rusi.

Grupi D: Danimarkë, Kroaci, Portugali, Turqi.

Dy skuadrat më të mira të çdo grupi vazhdonin tutje, për të caktuar fazën çerekfinale.

Pastaj, fituesi i A-së përballej me të dytin e B-së, dhe anasjelltas.

Fituesi i C-së përballej me të dytin e D-së, dhe anasjelltas.

Grupi A

Vendasit e Anglisë u kualifikuan si të parët, me shtatë pikë.

Kampionët e EURO 1988, Holanda, me shumë fat u kualifikuan si të dytët.

Ata kishin pikë të barabarta me Skocinë, ndeshja direkte kishte përfundunar 2-0 dhe gol diferenca ishte -1.

Holanda u kualifikua vetëm për shkak se kishte shënuar gola, tre, në krahasim me një të Skocisë.

Grupi B

Franca njëjtë si Anglia, avansoi tutje me shtatë pikë.

Spanjollët dolën të dytët me shtatë pikë, duke iu falënderuar fitores së Francës përballë Bullgarisë në ndeshjen mbyllëse.

Bullgarët, dhe Rumania me zero pikë, mbetën jashtë.

Angli – Spanjë.

Francë – Holandë.

Këto ishin ndeshjet çerekfinale që nxorrën këto dy grupe.

Grupi C

Edhe një fituese grupi me shtatë pikë.

Gjermania arriti të kualifikohej si e para e grupit A.

Pas tyre vinte Çekia, me pikë të njëjta aq sa Italia.

Çekët u kualifikuan për shkak të fitores në ndeshjen direkte, 2-1.

Grupi D

Portugalia e mbylli grupin si fituese, si të tjerat, me shtatë pikë.

Kroacia po ashtu e kaloi grupin me lehtësi, duke arritur gjashtë pikë.

Kampionët në fuqi, Danimarka, dhe Turqia, mbetën jashtë.

Gjermani – Kroaci.

Çeki – Portugali.

Këto grupe nxorrën këto përballje çerekfinale.

Çerekfinalet

Ndeshja e parë çerekfinale në histori të një Evropiani, zhvillohej mes Spanjës dhe Anglisë.

120 minuta u mbyllën me rezultat 0-0.

Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shfrytëzojë favorin e golit të artë.

Në këtë mënyrë, ndeshja iu drejtua penalltive.

Llotarinë e 11-metërshave e fitoi Anglia, 4-2.

Francë – Holandë

Edhe ndeshja tjetër çerekfinale përfundoi me rezultat 0-0.

Edhe në këtë ndeshje askush nuk e shfrytëzoi favorin e “Golden Goal”.

Ky takim, si ai i mëprashmi, caktohej nga penalltitë.

5-4 fitoi Franca, me Seedorf që humbi penalltinë e vetme në seri.

Blanc shënoi golin e fitores për francezët.

Gjermani – Kroaci

Ndryshe nga ndeshjet e 22 qershorit, ato të 23 qershorit ishin histori krejt ndryshe.

Gjermania kaloi në epërsi në minutën e 20-të, me golin nga penalltie nga Jurgen Klinsmann.

Pjesa e dytë filloi më mirë për kroatët.

Davor Suker barazoi shifrat vetëm gjashtë minuta pas rifillimit të ndeshjes.

Por, menjëherë u përgjigj Gjermania me anë të Mathias Sammer.

Në minutën e 59-të, ai shënoi golin që do të dërgonte pancerët në gjysmëfinale.

Çeki – Portugali

Edhe kjo ndeshje e vendosur brenda 90 minutave, por me shumë më pakë histori.

Gjithë takimi prodhoi vetëm një gol.

Karel Poborsky shënoi për Çekinë në minutën e 53-të.

Ky gol i dërgoi çekët në një gjysmëfinale në pjesëmarrjen e tyre të parë si shtet i ndarë.

Gjysmëfinalet

Në fakt, EURO 1996, ishte edhe një Evropian ishte ‘deja-vu’ gjatë gjithë kohës.

Si niste dita, ashtu edhe përfundote. Dhe, e njëjta histori ishte edhe me gjysmëfinalet.

Franca dhe Çekia, 120 minutat i mbyllën me porta të paprekura, dhe iu drejtuan penalltive.

Të dy skuadrat i shënuan pesë penalltitë e para.

Por, penalltinë vendimtare e humbi Reynald Pedros, duke i dhënë mundësinë Miroslav Kadlec që ta dërgojë Çekinë në finale.

Në ndeshjen tjetër, Gjermani – Angli, u shënuan dy gola të shpejtë në 15 minutat e para.

Fillimisht, Shearer shënoi për Anglinë me Stefan Kuntz që barazoi për gjermanët.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, dhe ndeshja iu drejtua penalltive.

Edhe këtu, pesë penalltitë e para u shënuan.

Gjermania shënoi edhe të gjashtën me Andreas Moller, kurse fati i Anglisë ishte në këmbët e Gareth Southgate.

Trajneri i tanishëm i tre luanëve, humbi penalltinë e gjashtë, duke i dhuruar finale gjermanëve.

Në këtë mënyrë, finalja e parë e një Evropiani me 16 skuadra, ishte Gjermani – Çeki.

Finalja e madhe

Më 30 qershor, në mitikun “Wembley”, para 73,611 spektatorëve, Çekia dhe Gjermania luftonin për trofeun historik.

Pjesa e parë ishte e qetë, me raste, por pa gola.

Për herë të parë, rrjetën e tundi Çekia, me anë të Patrik Berger.

Kurse, nga ai moment e tutje, gjithçka kaloi në këmbët e heroit të natës, Oliver Bierhoff.

Ai shënoi në minutën e 73-të, duke e drejtuar ndeshjen në vazhdime.

Nga gjashtë ndeshje të fazës ‘knock-out’, katër ju kishin drejtuar vazhdimeve.

Të gjithë prisnin që edhe me finalen të ndodhte njësoj, përveç Bierhoff.

Në momentin e duhur, në vendin e duhur, vetëm pesë minuta pas fillimit të kohës shtesë, Bierhoff shënoi për 2-1.

Me rregullin e golit të artë, ndeshja përfundoi aty, duke e shpallur Gjermaninë kampionë të Evropës.

Një ndeshje e veçantë, një Evropian i veçabtë, një rregullë i mrekullueshëm.

I artë, Bierhoff i ndihmoi Gjermanisë që në qiell, të ngriste Evropianin e tyre të tretë, duke u bërë skuadra e parë me këtë numër trofeshë.

Në Evropianin e surprizës Çeke, fantazisë Shearer, humbjes së Southgate, Gjermani doli kampione e parë e formatit të ri.

Një Evropian që përfundimisht, i hapi udhë një kompeticioni, që tashmë ishte më interesant se asnjëherë më parë.

Së shpejti, EURO 2000…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore