Lajme

Historia unike e odës 200-vjeçare në Begracë të Kaçanikut: U bënë vulat e para të UÇK-së dhe e vizituan Bajram Curri e Idriz Seferi


Foto: Albanian Post

Oda e veçantë e familjes Luzha në fshatin Begracë të Kaçanikut është 200 vjet e vjetër.

Ata kanë bërë shumë përpjekje për ta ruajtur këtë pasuri.

Oda e Luzhës është shndërruar në odë muze dhe vizitohet nga shumë njerëz.

Berat Luzha, anëtar i kësaj familje tregoi për veçantitë e kësaj hapësire të traditës së vjetër, ku shpjegoi shumë elemente të trashëguara nga e kaluara.

Në të qëndruan personalitete si Bajram Curri, Idriz Seferi e figura të tjera me rëndësi.

Dikur kjo hapësirë ishte e mbushur me përplot njerëz, e po ashtu zhvilloheshin aktivitete të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore