Art&dizajn

Historia e veshjeve skulpturë


Ryunosuke Okazaki, artisti nga Tokyo në Japoni, ka krijuar një koleksion veshjesh me ngjyra dhe forma të theksuara të frymëzuara nga punimet qeramike japoneze të epokës Jōmon dhe Shinto.

“Koleksioni është krijuar në përputhje me dëshirat për jetën në ditët e sotme dhe është frymëzuar nga dekorimet dhe skulpturat që vazhduan nga periudha Jōmon deri në Shinto-n moderne”, ka thënë Okazaki.

Dezeen, faqe kushtuar dizajnit, tregon se punimet e quajtura JomonJomon, janë realizuar duke përdorur poliestër, pambuk dhe thurrje të hullizuar të ngjyrës së zezë, blu dhe të bardhë.

Ndërsa format e veçanta të veshjeve, ngjashëm si të ishin skulptura, u krijuan nga kombinimi i tekstileve të hedhura në forma gjeometrike.

Sipas Dezeen, ngjyrat e theksuara të shoqëruara me vija dhe thurrje të kundërta, u përdorën për të theksuar kthesat dhe konturet e pëlhurës skulpturore.

“U përpoqa ta bëja popullore dhe plot ngjyra, teksa përdorja materiale moderne për të shprehur modelimin e qeramikës në Jōmon dhe Shinto”, shtoi dizajnuesi.

Okazaki është shprehur për Dezeen se koleksioni vjen në kuadër të periudhës së pandemisë ku njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm për vdekjen.

“Ditët e tanishme të jetesës me kërcënimin e virusit të panjohur janë mjaft të ngjashme me situatën e të jetuarit në periudhën Jōmon”, ka thënë ai.

Kjo pasi punimet e qeramikës Jōmon janë përdorur për të kanalizuar shpresat për jetën dhe frikën nga vdekja, gjë e cila u mishërua edhe te veshjet skulpturë.

Për sa i përket Okazaki-i, ai është diplomuar në Universitetin e Arteve të Tokyo-s dhe koleksioni i tij pasi mori çmimin e parë dp të jetë i pranishëm edhe në Muzeun e Arteve të universitetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore