Përballje

Hidhet sot shorti për ‘play-off’ të Katar 2022, kush dhe kur luan?


Do të hidhet sot shorti për fazën play-off të kualifikueseve në kuadër të Kupës së Botës Katar 2022.

Vendi ku do të hidhet shorti është Zyrihu në Zvicër, me fillim në orën 17:00.

Skuadra si Italia, Portugalia, Polonia e Suedia do të jenë pjesë e një faze shumë të luftuar për të siguruar tre vendet e fundit në botëror.

Skuadrat pjesëmarrëse ndahen në dy vazo.

Vazo 1: Portugalia, Rusia, Italia, Skocia, Suedia dhe Uellsi

Vazo 2: Austria, Republika Çeke, Maqedonia e Veriut, Polonia, Turqia

Këto 12 skuadra do të luftojnë për tre vendet e fundit të mbetura nga Evropa.

Përveç Austrisë dhe Çekisë që vendin e tyre e siguruan nga Nations League, dhjetë skuadrat tjera erdhën në këtë fazë si rezultat i kualifikueseve të rregullta.

Si funksionon shorti?

Gjashtë skuadrat e vazos së parë, do të luajnë gjysmëfinalet në shtëpi.

Pastaj, gjashtë skuadrat në vazon e dytë do të luajnë me njërën nga skuadrat e vazos se parë.

Gjysmëfinalet do të përcaktohen me numra, pra gjysmëfinalja 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6.

Gjysmëfinalet 1, 2 do të përkojnë rrugën A, gjysmëfinalet 3, 4 rrugën B, dhe 5, 6 rrugën C.

Për të përcaktuar se cili nga gjysmëfinalistët do të luajë në shtëpi, do të mbahet edhe një short tjetër.

Nga gjysmëfinalet, do të caktohen finalet A, B, C dhe pastaj fituesi i secilës finale do të kualifikohet në botëror.

Nga ky short, vetëm një gjë është e sigurt, që Ukraina dhe Rusia nuk mund të përballen me njëra-tjetrën.

Gjysmëfinalet do të luhen më 24 mars, kurse finalet më 29 mars të vitit 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore