Përballje

Hidhet shorti për fazën e grupeve në Europa League


Sot (e premte) në Stamboll, është hedhur shorti i Europa League-s për fazën grupore të sezonit 2022/2023.

Ekipet e kualifikuar në fazën e grupeve kanë mësuar kundërshtarët e tyre të ndara në tetë grupe.

Të gjitha grupet janë kompletuar, dhe ekipet që do radhiten në pozitën e dytë në grupe do përballen me ekipet që përfundojnë në pozitën e tretë në grupe në Ligën e Kampionëve

Dy grupet më të forta ishin Grupi A, ku janë ekipet si Arsenal, PSV Eindhoven, Bodo/Glimt e FC Zurich dhe Grupi E, ku janë ekipet si Manchester United, Real Sociedad, Midtjylland e Omonoia.

Roma po ashtu ka një grup problematik, pasi radhitet me ekipe si Real Betis, Ludogoretz e HJK Helsinki.

Grupi A: Arsenal, PSV Eindhoven, FK Bodo/Glimt, FC Zurich

Grupi B: Dynamo Kyiv, Stadde Renais, Fenerbahçe, AEK Larnaca

Grupi C: AS Roma, Ludogoretz, Real Betis, Omonoia, HJK Helsinki

Grupi D: SC Braga, Molmo, Sheriff Tiraspol, Union Saint Gilloise

Grupi E: Manchester United, Real Sociedad, Midtjylland, Omonoia

Grupi F: Lazio, Feyenoord, Union Berlin, SK Sturm Graz

Grupi G: Olympiacos, Qarabag, Freiburg, Nantes

Grupi H: Crvena Zvezda, AS Monaco, Ferencvarosi, Trabzonspor

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore