Sport

Heung Min Son, edhe një viktimë e racizmit në futboll


Pas humbjes së së Dielës në shtëpi në Premier League, kishte thirrje raciste ndaj sulmuesit të Tottenham Hotspur, Heung Min Son.

Son nuk është lojtari i parë që ka pësuar kësi lloj ofendimesh pasi, shoku i tij i skuadrës Davinson Sanchez mori mesazhe raciste në rrjetet sociale pas një barazimi 2-2 përballë Newcastle me 4 Prill.

“Një tjetër ndeshje dhe një tjetër abuzim racor i pësuar nga një nga lojtarët tanë. Kjo është raportuar përsëri në platformat e rrjeteve sociale dhe tani do të ndërmarrim një rishikim të plotë së bashku me Premier League për të përcaktuar veprimin më efektiv lidhur me këtë çështje”, shkruajtën faqja zyrtare e Tottenham Hotspur në Twitter.

Të Premten, një numër menaxherësh të Premier League kërkuan bojkotimin e gjithë rrjeteve sociale nga skuadrat e futbollit.

Kampionët skocezë Rangers dhe klubet e Championship Sëansea dhe Birmingham, po bojkotojnë mediat sociale për një javë për të luftuar abuzimet racore.

Swansea mori vendimin e tyre për një bojkot të shkurtër pasi lojtarët Jamal Lowe, Ben Cabango dhe Yan Dhanda u përballën me komente raciste në rrjetet sociale.

Rangers ndoqën Swansea kur ata gjithashtu njoftuan lojtarët dhe stafin e tyre që do të bojkotonin rrjetet sociale për një javë për shkak të shqetësimeve se si platformat merren me abuzimin racist.

Liverpool gjithashtu tha se abuzimi racist në mediat sociale “nuk mund të lejohet të vazhdojë” pasi Trent Alexander-Arnold, Naby Keita dhe Sadio Mane u vunë në shënjestër.

Twitter ka thënë se është përkushtuar ndaj iniciativës së Kick It Out për të trajtuar urrejtjen dhe abuzimet e ndryshme në rrjete sociale.

Instagram, e cila është në pronësi të Facebook, tha se ndërmori veprime në 6.6 milion njerëz pasi ata përdorën gjuhë urrejtjeje. Ata po ashtu shtuan se do ndërmarrin veprime edhe më të ashpra nëse këto rregulla thyhen përsëri.

Kohëve të fundit, Son dhe plot lojtarë të tjerë u bënë shkak, që rrjetet sociale të marin masa për të ndaluar gjuhën urrejtëse në rrjetet sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore