Sport

Hetuesit gjejnë një dokument sekret mes Juventus-it dhe Ronaldo-s


Prokuroria Publike e Torinos ka ngritur akuza ndaj drejtuesve të Juventus-it për bilance të rreme.

Shumë zhvillime pati gjatë ditës së djeshme lidhur me këtë temë, derisa së fundmi thuhet se është gjetur një “dokument sekret” të nënshkruar nga Juventus dhe Cristiano Ronaldo.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta Dello Sport” në këtë dokument shkruhet si klubi i premtoi Ronaldo-s 20 milionë euro, pavarësisht njoftimit të ndryshimit të pagave në pandeminë COVID-19.

Juventus-i është nën hetim për kontabilitet të rremë dhe komunikime të rreme në treg.

Gjigantët e Serisë A dyshohet se kanë falsifikuar bilancet e tyre për vitet 2019, 2020 dhe 2021 dhe 16 drejtorë dhe shefat e tyre – përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe nënpresidentin Pavel Nedved – janë nën hetim, siç konfirmoi prokurori i Torinos të hënën.

Kjo nuk është e gjitha pasi hetuesit po përpiqen të zbulojnë se lojtarët e Juventus-it nuk hoqën dorë nga pagat e katër muajve gjatë pandemisë COVID-19 në marsin e vitit 2020, por megjithatë morën pagesa për tre muaj pas nënshkrimit të dokumenteve private me klubin e tyre.

Guardia Di Finanza, Policia Financiare e Italisë, ka kërkuar për një marrëveshje private midis klubit dhe lojtarëve, përfshirë Cristiano Ronaldo-n.

Një referencë për një “dokument të famshëm që nuk duhej të kishte ekzistuar teorikisht” doli nga përgjimet e drejtorëve të Juventus-it në dhjetorin e kaluar dhe sipas “La Gazzetta Dello Sport”, hetuesit tani kanë gjetur një dokument të nënshkruar nga Ronaldo dhe klubi.

Sipas raportit, Juventus i premtoi portugezit ta paguante 19.9 milionë euro edhe nëse ai largohej nga klubi.

Prokurori i Torinos beson se pagesa e rënë dakord nga dy palët nuk ishte regjistruar në mënyrë të rregullt në pasqyrat financiare të klubit.

“La Stampa” raportoi të hënën se Ronaldo-s iu kërkua të sqaronte pozicionin e tij, por refuzoi të fliste me prokurorin e Torinos, duke i deleguar avokatët e tij të merren me këtë çështje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore