Sport

Henry: VAR-i e vret gëzimin e të luajturit futboll


Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka kritikuar së fundmi teknologjinë në futboll, sistemin VAR.

Ish-sulmuesi i famshëm i Arsenal-it dhe Barcelonës ka thënë se VAR-i nuk është në të mirë të futbollit, ndëra teknologjia që përdoret në disa sporte tjera ka më shumë kuptim.

“Në futboll jemi ende prapa, kemi shumë gjëra për të mësuar. Ajo çfarë unë shoh në futbollin amerikan, ragbi, kriket apo tenis, përdorimi i VAR-it është i menjëhershëm. Më shqetëson shumë fakti që VAR-i nuk është i shpejtë në futboll”, tha Henry.

“Një tjetër aspekt që ma shpif, veçanërisht për mua që shënoja gola kur luaja futboll, është se ka raste kur ti nuk e di nëse duhet të festosh golin që shënove apo jo. E gjitha kjo vret gëzimin e të luajturit futboll”, deklaroi Henry.

45-vjeçari së fundmi është ndihmës-trajner i Roberto Martinez-it te kombëtarja e Belgjikës.

Ndërkaq, ai ka blerë edhe një përqindje të aksioneve të klubit të Como-s, ku së fundmi është transferuar edhe ish shoku i tij i skuadrës, Cesc Fabregas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore