Sport

Henderson arrin marrëveshje me Liverpool për zgjatjen e kontratës


Kapiteni i Liverpool-it, Jordan Henderson, ka arritur marrëveshje me klubin, për të zgjatur kontratën edhe për dy vitet e ardhshme, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër.

Kontrata e re mes palëve pritet të nënshkruhet gjatë javës së ardhshme, pasi që ajo aktualja do të skadonte në vitin 2023.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, njeriu kryesor për zgjatjen e bashkëpunimit, ishte trajneri i “the reds”, Jurgen Klopp, i cili donë që ta ketë akoma kapitenin në skuadër.

“Është e rëndësishme të gjesh një zgjidhje, por do të ndodhë. Ne do ta zgjidhim atë, sido që të jetë”, tha Klopp, shkruan Dailymail.

Kujtojmë që Jordan Henderson është pjesë e Liverpool-it, që nga vera e vitit 2011, kur u bashkua nga skuadra e Sunderland, për shifrën e 18 milionë eurove.

Derisa me fanellën e Liverpool-it, ai ka realizuar 392 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 30 gola.

Ndërsa që nga largimi i Steven Gerrard në vitin 2015, Henderson ka qenë kapiten i Liverpool-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore