Lajme

Haxhiu, Kusari-Lilës: Jam bashkëluftëtar i Adem Jasharit


Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Sipas deputetëve të opozitës afera “Zdravo”, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë së Kosovës, që bashkëpunon në mënyrë të fshehur me kriminelin dhe terroristin, Milan Radojiçiç.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu e ka pyetur në seancën e Kuvendit të Kosovës Kusari-Lilën se “a e din ti kush është Bekim Haxhiu”, pas audio-incizimeve ku shefja e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje dëgjohet duke përdorur gjuhë shpërfillëse ndaj deputetëve të partisë më të madhe opozitare – Uran Ismaili, Abelard Tahiri dhe Bekimi Haxhiu me Simiç.

“A e din ti kush është Bekim Haxhiu? Nëse nuk ke mundur të ia thoshe të gjitha po ta sqaroj”.

“Po bre, është kushëri edhe bashkëluftëtarë i Adem e Hamëz Jasharit, është bashkëluftëtarë i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, e Rexhep Selimit e mijëra ushtarëve të UÇK-së që kanë përzënë Serbinë nga Kosova. Sa herë të na shani para armikut, nuk na ofendoni na bëni nder”.

“Këta jeni ju tradhtarë dhe tru shpërlarë”, deklaroi Haxhiu para deputetëve.

Ai tutje ka kritikuar Kusari-Lilën edhe për mënyrën se si flet për policin Enver Zymberi.

“Flasin me përçmimi për heroin Enver Zymberi, para përfaqësuesve të Radojçiç-it që kishte organizuar ato sulme në atë periudhë kohore”.

“Kërkojnë mbështetjen e Listës Serbe kundër veteranëve të UÇK -së dhe kërkesës së qytetarëve për Trust-in ku 21 mijë e 36 qytetarë dolën sheshet e Kosovës për të kërkuar tërheqjen e Trust-it e konfirmohet edhe një ndërhyrje kushtetuese që Albin Kurti, i ka kërcënuar deputetët e Vetëvendosjes mos ta votojnë kërkesën e qytetarëve për Trust-in dhe kjo është edhe një ndërhyrje tjetër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore