Sport

‘Harry është futbollisti ynë, s’kam asgjë tjetër për të shtuar’


Trajneri i ri i Tottenham-it, Nuno Espirito Santo, ka folur rreth situatës së Harry Kane.

Portugezi thotë se Kane është “lojtari ynë” dhe do të flasë me kapitenin e Anglisë pasi ai të kthehet nga pushimet.

Kane ka një marrëveshje me klubin, sipas të cilës ai mund të largohej këtë verë.

“Tani është koha që ai të pushojë dhe të rikuperohet. Pastaj mund të flasim”, tha Nuno.

Kjo ishte hera e parë që Nuno Espirito Santo foli për mediat që nga zyrtarizimi i tij.

“Harry është futbollisti ynë. Pikë. S’kam asgjë tjetër për të shtuar”, u shpreh ai.

“Mezi po pres deri sa të bashkohet me grupin”.

“Ai është një ndër më të mirët në botë. Kjo është se çfarë kam për të thënë”.

Muajin e kaluar, Manchester City bëri hapat e parë në tentativë për të nënshkruar me yllin e Tottenham-it.

BBC Sports thotë që City ishin shumë afër që të bëjë ofertën e parë, por kërkesa prej 100 milionë funtesh nga londinezët, i distancoi qytetarët.

Disa raportime gjatë muajit maj, thanë që Kane po e konsideron edhe qëndrimin në skuadër.

“Çfarë dëshiroj është që Kane të rikuperohet mirë, të pushoj si duhet dhe kur kthehet me skuadrën të ndihet i përkushtuar”.

“Jemi shumë njerëz ambiciozë. Duam të bëjmë histori, llogarisim edhe në Kane-n për këtë”.

Tottenham-i e hap sezonin e ri me ndeshjen përballë Manchester City-t, më 15 gusht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore