Lajme

Harry dhe Meghan nën ndjekje “thuajse katastrofike” me makinë në New York


Princi Harry, Meghan dhe nëna e saj janë përfshirë në një “ndjekje thuajse katastrofike me makinë” ku përfshiheshin edhe paparacët.

Kështu ka pohuar një zëdhënës i çiftit.

Incidenti ka ndodhur pasi Duka dhe Dukesha e Sussex-it morën pjesë në një ceremoni çmimesh në New York.

Zëdhënësi i tyre ka deklaruar se “ndjekja e pamëshirshme” zgjati për më shumë se dy orë.

Sakaq, ndjekja rezultoi në “përplasje të shumta”.

Në një deklaratë, Departamenti i Policisë së New York-ut (NYPD) ka konfirmuar një incident që përfshinte Princin Harry dhe Meghan-in.

Po ashtu ka bërë me dijes se fotografë të shumtë “e bënë transportin e tyre sfidues”.

Nuk raportohet për të lënduar apo të arrestuar.

Ka pretendime se ndjekja përfshinte gjysmë duzinë makinash, me vozitje të pamatur duke përfshirë kalimin nëpër semaforët e kuqë, drejtimin e pamatur, kryerjen e lëvizjeve bllokuese dhe kthimin mbrapsht në një rrugë me një drejtim.

Gjithashtu edhe fotografimin gjatë vozitjes.

Detajet po dalin nga ato që duket se kanë qenë skena kaotike në mes të New York-ut.

Çifti, bashkë me ta edhe nëna e Meghan, Doria Ragland, u përpoqën të strehoheshin nga paparacët duke shkuar në një stacion policie në Manhattan.

Dyshja po qëndronin në shtëpinë e një miku dhe nuk u kthyen drejtpërdrejt për të shmangur kompromentimin e sigurisë së tyre.

Më pas kishte një plan për të përdorur një taksi.

Por automjeti dhe pasagjerët e tij u pikasën nga fotografët dhe ata u kthyen në automjetet e tyre të sigurisë.

Shoferi i taksisë Sukhcharn Singh, ka treguar se i mori katër pasagjerët në Rrugën 67 midis Lexington Avenue dhe 3rd Avenue.

Ai ka treguar se ata ishin “njerëz të mirë që dukeshin nervozë”.

Po ashtu ka thënë se pretendimet për një “ndjekje pothuajse katastrofike” mund të ishin ekzagjeruar, duke shtuar se ai nuk mendonte se paparacët ishin agresivë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore