Lajme

Haradinaj: SHBA-të janë aleati kryesor i Kosovës


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, dhe ish ushtaraku amerikan, Dan Little.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të martën është takuar me ish ushtarakun amerikan, hulumtuesin shkencor si dhe njohësin e çështjeve të sigurisë, Dan Little.

Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë aleati kryesor i Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat“, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai ka njoftuar për takimin duke sqaruar edhe bisedat kyçe që janë zhvilluar gjatë këtij takimi.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe ish ushtaraku amerikan, Dan Little.

“Takim miqësor me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë. Biseduam për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës”, deklaroi Haradinaj.

Ndryshe, më 31 dhjetor, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe dhe bashkëpunëtorët e tij amerikanë në Kosovë, përmes një video-mesazhi kanë uruar Vitin e Ri 2022 dhe kanë dhënë mesazhet e tyre.

Përmes Twitter-it, Giacobbe është shprehur se viti 2021 ka provuar se partneriteti në mes të Amerikës dhe Kosovës është më i fortë se kurrë.

“Në vitin 2021 u shfaq këmbëngulja dhe qëndrueshmëria e Kosovës dhe kosovarëve. Viti 2021 provoi gjithashtu se partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës është më i fortë se kurrë. Këtu janë vetëm disa shembuj të përparimit që kemi bërë së bashku këtë vit. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Giacobbe.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, dhe ish ushtaraku amerikan, Dan Little.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore