Lajme

Haradinaj: Qeveria keq menaxhimin po ja faturon gastronomëve


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryearti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me masat e reja të ndërmarra nga Qeveria kundër pandemisë COVID-19, duke thënë se Qeveria keq menaxhimin e situatës pandemike po ja faturon qytetarëve dhe gastronomëve.

“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, Qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë”.

“Këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Ai tutje ka thënë se prandaj është kundër masave të votuara dhe se ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të jetë më e përgjegjshme.

“I bëjmë thirrje Qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndjeshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”, ka shkruar ai.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbrëmjen e së shtunës së 21 janarit ka ndërmarrë masa të reja në emër të menaxhimit të situatës pandemike në vend, e cila ditët e fundit ka shënuar rekord të zi të rasteve të të infektuarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore