Lajme

Haradinaj për Referendumin Serb: Spektri politik dhe qytetarët të jenë të bashkuar


Ramush Haradinaj ne Kuvend

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë përkrahjen e tij dhe të partisë së tij për qeverinë sa i përket vendimit për mos-lejimin e mbajtjes së Referendumit serb në Kosovë.

Haradinaj, duke folur në seancën e jashtëzakonshme parlamentare – ku është prezantuar një Rezolutë për votim nga kryeministri, Albin Kurti – është treguar përkrahës dhe ka thënë që serbëve të Kosovës që kanë dy shtetësi duhet t’u mundësohet votimi në referendum, por assesi të mbahet referendum edhe në territorin e Kosovës.

Haradinaj ka ftuar edhe partnerët ndërkombëtarë që të përkrahin këtë qëndrim të Kosovës, si një qëndrim parimor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore