Lajme

Haradinaj: Çështja e gazsjellësit duhet të diskutohet në Kuvend


Ilustrim

Çështja e gazsjellësit amerikan, duhet të diskutohet edhe në kuvend.

Kështu ka kërkuar kreu i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në llogarinë e tij në facebook, Haradinaj ka shkruar se bashkë me grupin parlamentar të partisë së tij kanë dorëzuar kërkesën në Kuvend për debat parlamentar lidhur me çështjen e gazsjellësit.

“Çështja e gazit amerikan nuk mund as të mjegullohet e as të spostohet me të pavërteta”, ka shkruar Haradinaj.

“Është për keqardhje se si po provohet të devijohet çështja e gazsjellësit amerikan, duke u thënë të pavërteta për të”, ka vazhduar më tej Haradinaj duke shtuar se pohimet se “Fondi prej 200 milionë dollarësh i MCC nuk ka qenë i specifikuar për gazin dhe diversifikimin e energjisë, është krejtësisht i pavërtetë”.

Haradinaj ka thënë se ka rreth tre vite që kur ky projekt ka filluar dhe “janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e realizimit të tij”.

Ndër të tjera Haradinaj ka treguar se për këtë projekt janë bërë dy studime fizibiliteti të financuara nga taksapaguesit amerikanë.

“Pikërisht tani kur jemi në fazën e finalizimit të këtij projekti dhe në prag të skadimit të afatit për aprovim të vendosur nga MCC dhe SHBA, Qeveria e Kosovës ka vendosur pezullimin e tij, madje duke e cilësuar gazsjellësin amerikan si gaz rus”.

Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë në Kosovë

Para katër dite Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kosto e projektit për gazsjellësin do të kishte qenë e lartë dhe se nuk ka pasur vlerësim të saktë.

Ajo ka treguar se nga investitorët të cilët janë intervistuar për investime potenciale, disa nuk kanë shprehur interesim për investim fare. Kjo sipas saj nën arsyetimin se nuk investojnë më në gaz për shkak të politikave të shteteve të tyre.

“Kostoja do të kishte qenë e lartë, s’kemi pasur vlerësim të saktë, investitorët nuk kanë shprehur për investim fare për shkak të politikave të shteteve të tyre ose të veta”, ka thënë ajo.

“Ata që kanë treguar interesim, kanë kërkuar kthim të investimit për vetëm 10 vjet, kanë kërkuar një marrëveshje për blerje për 10 vjet”, shtoi ministrja.

Gjatë seancës plenare të së martës në Kuvendin e Kosovës, Rizvanolli ka theksuar se gazsjellësi nuk lidhet me projektin e MCC, financimi për të nuk ka pasur të vijë nga procesi i MCC.

“Studimi i fizibilitetit është ende duke ndodhur dhe studimet e fizibilitetit janë ende duke ndodhur, Masterplani për shtrirjen e gazit, projekti i MCC gjithashtu ka qenë duke vazhduar studimin e fizibilitetit dhe gjithashtu një projekt i fizibilitetit paralel i përbashkët mes Maqedonisë dhe Kosovës është duke ndodhur”.

Po ashtu, Rizvanolli ka treguar se nuk ka qenë i qartë as efekti në çmimet për konsumatorët.

“Nuk ka qenë e qartë se cili do të jetë efekti në çmimet për konsumatorët, sipas disa përllogaritjeve që i kemi marrë 40 euro për një megavat ka qenë vetëm kosto e paraparë e gazit, që është

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke hedhur poshtë akuzat se “po dëmtohen marrëdhëniet” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me anulimin e projektit të gazsjellësit, ka thënë se aludimet e shumta nuk kanë të bëjnë me refuzim, derisa pohoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se sa i përket aspektit gjeopolitik, Kosova nuk ka rrugëdalje tjetër, përpos që të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e projektit për gazsjellësin.

Në maj të këtij viti, Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), ka shfaqur interesim për të dialoguar me qeverinë e Kosovës për projektin e gazpërçuesit Greqi – Maqedoni e Veriut – Kosovë, por, kjo e fundit nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për ta shtyrë atë përpara.

Ndryshe, ndërlidhja e Kosovës me tubacionin e gazit që kalon në Greqi – Maqedoni të Veriut është një nga projektet e përfolura energjetike të Kosovës, si dhe një ndër opcionet për të ardhmen energjetike të vendit.

Kosova prodhon energji duke përdorur djegien e thëngjillit, që llogaritet si një prej kontribuuesve kryesorë në ndotjen e ajrit.

Më 30 shtator, pak dit pas kalimit të afatit për të përmbyllur projektin e gazsjellësit, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kishte deklaruar se Kosova nuk do të vazhdojë përpara me projektin për ndërtimin e infrastrukturës për gazjellësin brenda territorit të Kosovës, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Kjo deklaratë u prit me shumë kritika nga partitë opozitare.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, madje kishte ngritur dyshime se Kryeministri i tanishëm, Albin Kurti, po refuzon gazin amerikan për ti dhënë dritën e gjelbër gazit rus.

Sipas LDK-së Kosova “refuzoi projektin më gjeostrategjik amerikan në Ballkan, atë të gazpërçuesit, që do t’i siguronte shtetit tonë furnizim me gaz e së këndejmi dhe tranzicionin e nevojshëm energjetik”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore