Lajme

Rizvanolli për gazsjellësin: “Nuk kemi pasur vlerësim të saktë”


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kosto e projektit për gazsjellësin do të kishte qenë e lartë dhe se nuk ka pasur vlerësim të saktë.

Ajo tregoi se nga investitorët të cilët janë intervistuar për investime potenciale, disa nuk kanë shprehur interesim për investim fare. Kjo sipas saj nën arsyetimin se nuk investojnë më në gaz për shkak të politikave të shteteve të tyre.

“Kostoja do të kishte qenë e lartë, s’kemi pasur vlerësim të saktë, investitorët nuk kanë shprehur për investim fare për shkak të politikave të shteteve të tyre ose të veta”, ka thënë ajo.

“Ata që kanë treguar interesim, kanë kërkuar kthim të investimit për vetëm 10 vjet, kanë kërkuar një marrëveshje për blerje për 10 vjet”, shtoi ministrja.

Gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar se gazsjellësi nuk lidhet me projektin e MCC, financimi për të nuk ka pasur të vijë nga procesi i MCC.

“Studimi i fizibilitetit është ende duke ndodhur dhe studimet e fizibilitetit janë ende duke ndodhur, Masterplani për shtrirjen e gazit, projekti i MCC gjithashtu ka qenë duke vazhduar studimin e fizibilitetit dhe gjithashtu një projekt i fizibilitetit paralel i përbashkët mes Maqedonisë dhe Kosovës është duke ndodhur”.

Po ashtu, Rizvanolli ka treguar se nuk ka qenë i qartë as efekti në çmimet për konsumatorët.

“Nuk ka qenë e qartë se cili do të jetë efekti në çmimet për konsumatorët, sipas disa përllogaritjeve që i kemi marrë 40 euro për një megaëatt ka qenë vetëm kosto e paraparë e gazit, që është më e shtrenjtë 30% sesa kosto aktuale e prodhimit të energjisë që  e kemi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore