Shqipëria

Hapet qendra e dytë e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’


“Edhe pse në kohë të vështirë, bëmë realitet ngritjen e qendrës së dytë publike të kardiokirurgjisë në vend në Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastrilriu, mëngjesin e 14 dhjetorit pasi pa nga afër nisjen e këtij shërbimi.

“Kemi shumë sfida përpara, tashmë që arritëm të sillnim këtë shërbim të ri. Tanimë kemi dy mundësi për të marrë shërbime më të shpejta dhe më cilësore”, tha Manastirliu në fjalën e saj.

Më tej ajo theksoi se, “po punove me qytetarët për qytetarët dhe me ekspertët shërbimi dhe puna do të jetë cilësore”.

“Ne tashmë sa i përket ndërhyrjes kirurgjikale kemi arritur nivelet rreth 730. Presim që të kemi rritje deri në 30% në 12 muaj dhe pretendojmë të shkojmë në 50% të dhënies së shërbimit për të mbuluar nevojat e popullatës”, vijoi Ministrja.

Ajo e mbylli duke falënderua punën e stafit të shërbimit të kardiokirurgjisë të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, “që me mbështetjen e stafit të QSUT-së, ia dolën të jetësojnë këtë shërbim të rëndësishëm, që e projektuam, financuam dhe e realizuam, megjithëse kushtet e vështira të pandemisë”.

Më 29 mars 2020, pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Shqipëri, “Shefqet Ndroqi” shërbeu si spitali i dytë Covid në vend.

Më 17 qershor, Senatoriumi iu rikthye normalitetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore