Shqipëria

Hapen aplikimet për Shkollën e Policisë, 500 vende


Policia e shtetit, të mërkurën e 15 shtatorit ka hapur aplikimet për 500 vende në Shkollën me Bazë Policie, konkretisht për “Patrullë të Përgjithshme”.

Procesi i aplikimit është i hapur duke nisur nga data 16 shtator. Kandidatët do të dorëzojnë dokumentacionet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku ka vendbanimin e përhershëm.

Nga këto 500 vende, 1.9% e tyre do të vijnë nga radha e minoriteteve.

Në njoftimin e policisë theksohet fakti se, kuota e përgjithshme e pranimit do të ndahet sipas nevojave organike të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive Vendore të Kufirit dhe Migracionit.

Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, fituesit do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”. Përkatësisht për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

Po ashtu në faqen zyrtare të policisë së shtetit janë të publikuara dhe kriteret dhe dokumentacioni për aplikim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore