Lajme

“Hamasi ka propozuar një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve, Izraeli e ka refuzuar”


Hamasi – nëpërmjet ndërmjetësve nga Katari dhe Egjipti – i ka paraqitur Izraelit një propozim për një marrëveshje të re për shkëmbimin e pengjeve.

Të paktën kështu rezulton sipas faqes amerikane të lajmeve “Axios”, e cila citon dy zyrtarë izraelitë dhe një burim të informuar.

Izraeli sakaq e ka hedhur poshtë propozimin, por një nga burimet izraelite ka vënë në dukje se oferta tregon se Hamasi është gati të përfshihet në negociatat për një marrëveshje të re.

Kjo, edhe pse luftimet në Gaza vazhdojnë.

Hamasi deri më tani ka thënë se Izraeli duhet të ndalojë bombardimet e tij përpara se grupi të mund të ulet në një tryezë të re bisedimesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore