Libra

Habermasi refuzon çmimin ‘Personaliteti Kulturor i Vitit 2021’ të Zayed Books Award


Jürgen Habermas, filozof/sociolog gjerman nga Shkolla e Frankfurtit

Për shkak të lidhjeve që Zayed Books Awards mund të ketë me regjimin politik në Emiratet e Bashkuara Arabe, filozofi më i shquar bashkëkohor gjerman Juergen Habermas, të dielën tha se ai nuk do ta pranojë çmimin letrar ‘Personaliteti Kulturor i Vitit 2021’ nga Zayed Books Award,

Në faqen kryesore të Çmimit të Zayed Book thuhet se Habermas u emërua “Personaliteti Kulturor i Vitit 2021, në “njohje të një karriere të gjatë që shtrihet në më shumë se gjysmë shekulli”.

Aty thuhet se fituesit në secilën kategori të çmimit i jepet një shumë prej 750,000 UAE dirhams ($204,200)

Në një deklaratë, të cilën botuesi i tij Suhrkamp Verlag ia kaloi gazetës Spiegel Online, Habermas shkroi se: “Unë nuk e kisha shumë të qartë për vete lidhjen shumë të ngushtë të këtij institucionit i cili jep këto çmime në Abu Dhabi me sistemin ekzistues politik atje”.

Për këtë gjë edhe profesori universitar dhe filozofi Blerim Latifi pati një reagim në profilin e tij në Facebook ku shkroi se “refuzimi i Habermasit shpreh thelbin e pozicionit që duhet të mbaj secili intelektual i vërtetë”.

“Nuk mund të jesh intelektual dhe filozof i vërtetë nëse pranon të gradohesh nga regjimet që shtypin të drejtat e liritë njerëzore, lirinë e mendimit e të shprehjes, para se gjithash. Filozofia ose i shërben lirisë ose nuk ka arsye të ekzistojë!”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore