Sport

Haaland zbulon “ilaçin e tij magjik”


Erling Haaland është shfaqur duke zbuluar “sekretin” e formës së tij mbresëlënëse, duke postuar disa fotografi në faqen e tij në rrjetet sociale.

22-vjeçari po shkëlqen në këtë sezon me fanellën e Manchester City-t, duke shënuar 45 gola në të gjitha garat.

Ai shënoi një dy-golësh në ndeshjen e tij të fundit në Premier League dhe shënoi një herë në fitoren e skuadrës së tij ndaj Bayern Munich-ut në Ligën e Kampionëve.

Haaland është golashënuesi më i mirë në të dyja garat, me 30 gola në ligën më të mirë të Anglisë dhe 11 gola të tjerë në Ligën e Kampionëve.

Cila është arsyeja e formës së tij? Duket se është qumësht.

Fenomeni norvegjez ngarkoi një seri fotografish të tij duke mbajtur dy shishe në dorë që duket që janë qumësht, shoqëruar me mbishkrimin: “Unë dhe ilaçi im magjik”.

Ai mbetet në rrugën për të thyer rekordin e Premier League për numrin e golave ​​të shënuar në një sezon të vetëm.

Siç u përmend, ai aktualisht ka 30 gola në ligë dhe është vetëm katër gola larg nga barazimi i Andy Cole dhe Alan Shearer, të cilët të dy shënuan 34 gola në sezonet 93/94 dhe 94/95 respektivisht.

Në anën tjetër, Manchester City është duke e ndjekur Arsenal-in e vendit të parë, të cilët kanë 67 pikë, gjashtë më pak se londinezët, por e kanë një ndeshje më shumë për ta zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore