Sport

Haaland thyen rekord historik në Premier Leauge


Erling Haaland po kalon formë jetësore me klubin e Manchester City-t.

Në dy ndeshjet e fundit në Premier Leauge me Manchester City-n, Haaland shënoi dy “hat-trick”, duke arritur numrin e nëntë golave me kampionët e Anglisë.

Me këtë shifër të golave, bomberi norvegjez u bë i pari në historinë e futbollit anglez që shënon kaq gola në pesë ndeshjet e para në kampionat.

Kujtojmë që Haaland iu bashkua City-t në këtë verë nga Borussia Dortmund-i për shumën e 60 milionë eurove.

22-vjeçari edhe në Dortmund ishte një sulmues i frikëshëm, i cili në 89 ndeshje arriti shifrën e 86 golave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore