Lajme

Grubi për AP: VLEN u bashkua për të rrënuar mitin e UÇK-së, ne për të ndërtuar të ardhmen


Artan Grubi

Zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka thënë se bashkimi i partive opozitare në koalicionin “VLEN”, është bërë për të “rrënuar” mitin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Nga ana tjetër, Grubi ka theksuar se koalicioni që BDI-ja e udhëheqë, pra “Fronti Evropian”, është bashkuar për të ndërtuar të ardhmen.

Sa i përket ndërhyrjes së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhje, Grubi nuk është i shqetësuar.

Ai deklaroi se Kurti nuk do të ketë sukses, siç nuk ka pasur as në të kaluarën kur ka mbështetur subjekte të caktuara politike shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Po ashtu, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut u është kundërpërgjigjur edhe deklaratave që para disa ditësh i bëri lideri i partisë nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në drejtim të BDI-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore