Lajme

Griffiths: Izraeli të heqë bllokadën e autokolonave të UNRWA-s


Nënsekretari i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths, i ka kërkuar Izraelit të heqë të gjitha pengesat për ndihmën në Gaza.

“UNRWA është zemra rrahëse e reagimit humanitar në Gaza”, ka shkruar ai në një postim në X, duke iu referuar agjencisë së Kombeve të Bashkuara.

“Vendimi për të bllokuar autokolonat e ushqimit që shkojnë në veri nuk bën gjë tjetër veçse i afron mijëra njerëz me zinë e urisë”.

Sipas tij, ku vendim duhet të anulohet.

UNRWA, e cila ofron ndihmë për refugjatët palestinezë në Gaza dhe në të gjithë rajonin, është në krizë pasi Izraeli akuzoi një duzinë të stafit të saj për përfshirje në sulmet e 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit.

Akuzat nxitën donatorin më të madh të UNRWA-s, SHBA-të dhe disa të tjerë që të ngrinin përkohësisht fondet, duke hedhur dyshime mbi të ardhmen e agjencisë.

Megjithatë, disa vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Australinë dhe Suedinë, kanë vendosur të rivendosin fondet për agjencinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore