Sport

Greqia tërhiqet nga noti artistik pas pesë rasteve me COVID-19


Greqia është tërhequr nga noti artistik në “Tokyo 2020” pasi pesë anëtarë të klubit kanë testuar pozitiv për COVID-19.

Shtatë të tjerë janë identifikuar si kontakte të afërta.

Po ashtu, është vendosur që ata të largohen nga fshati olimpik, dhe të izolohen në një vend tjetër.

Në 24 orët e fundit, u raportuan edhe 18 raste të reja me COVID-19 në Lojërat Olimpike.

Kjo e dërgon numrin total në 294, që nga fillimi i tyre.

“Ekipi nuk ka pasur kontakt me asnjë atlet grek tjetër”, shkruan Komiteti Olimpik i Greqisë në një komunikatë zyrtare.

Olimpiada po zhvillohet me një numër shumë të vogël të tifozëve.

Të gjithë atletët po iu përmbahen masave të ashpra, për shkak të numrit rekord me infenksione në Japoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore