Rajoni

Greqia, i vetmi vend në BE me zonë “jeshile”


Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC),  paraqet Greqinë si të vetmin vend me “zonë jeshile”. Në hartën e Coronavirusi-t, publikuar të enjten, tregohet se Greqia ka një numër të ulët të të infektuarve me Covid-19.

Harta synon të mbështesë Rekomandimin e Këshillit për një qasje të koordinuar, në kufizimin e masave të marrë nga pandemia.

Epiri dhe grupet ishullore të Jonit, Cikladeve dhe Dodekanezit janë aktualisht e vetmja zonë e gjelbër në Evropë. Ndërsa pjesa më e madhe e Greqisë, është në zonën “portokalli”.

Rastet me Covid-19 në Greqi

Sipas publikimeve të Qeverisë, Greqia regjistroi 509 raste të reja të COVID-19 gjatë 24-orëve të fundit.

Kjo e rrit numrin e përgjithshëm të rasteve në 150 mijë e 479. Të intubuar janë 293 persona me moshën mesatare 68 vjeç.

Numri i të vdekurve nga pandemia është 5 mijë e 570. Mosha mesatare ishte 79 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore