Sport

Greenwood largohet nga grumbullimi me Anglinë


Sulmuesi i Manchester United. Maason Greenwood-i, ka lënë grumbullimin me Kombëtaren e Anglisë, pasi pësoi dëmtim.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thirrur në grumbullim 33 lojtarë dhe vetëm 26 prej tyre do të jenë në listën përfundimtare, ndërsa Greenwood-i është i larguari i parë.

Talenti i United-it tanimë është jashtë Euro 2020 dhe jashtë Kampionatit Europian U-21. Ai do të mbetet në Mançester për të vazhduar fazën e rikuperimit.

Southgate pritet që përgjatë ditës së martë të 1 qershorit të bëjë publike listën përfundimtare me 26 lojtarët që do të jenë pjesë e Anglisë në Euro 2020.

Lojtarët e thirrur nga Southagte, prej të cileve do të mbeten 26-të janë:

Portierë

Dean Henderson, Sam Johnstone, Jordan Pickford dhe Aaron Ramsdale.

Mbrojtës

Trent Alexander-Arnold, Ben Chilwell, Conor Coady, Ben Godfrey, Reece James, Harry Maguire, Tyrone Mings, Luke Shaw, John Stones, Kieran Trippier, Kyle Walker dhe Ben White.

Mesfushorë

Jude Bellingham, Jordan Henderson, Jesse Lingard, Masson Mount, Kalvin Phillips, Declan Rice dhe James Ward-Prowse.

Sulmues

Dominic Calvert-Lewin, Phil Foden, Jack Grealish, Masson Greenwood*, Harry Kane, Marcus Rashford, Bukayo Saka, Jadon Sancho, Rageem Sterling dhe Ollie Watkins.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore