Lajme

Gratë nga OJQ serbe, Qeverisë në Serbi: Ballafaqohuni me realitetin, Kosova është shtet


Protesta e OJQ-se "Grate ne te Zeza"

Një organizatë jo qeveritare me emrin “Gratë në të Zeza” ka bërë protestë në Beograd, e mbështetur edhe nga disa OJQ-të tjera, duke i bërë thirrje qeverisë së Serbisë që ta kuptojnë realitetin se Kosova është shet dhe t’i lënë të qetë kosovarët që ta zhvillojnë jetën në shtetin e tyre.

Organizatat kanë apeluar tek serbët që të ndikojë në pushtetin aktual në Serbi, në mënyrë që të braktisë politikën vetëvrasëse që “nuk merr parasysh se qytetarët të Kosovës nuk duan t’i nënshtrohen sovranitetit të shtetit në emër të të cilit janë vrarë”.

Presidenti serb, Aleksander Vucic

Në apel, nga autoritetet në Serbi kërkohet që të ndalojnë së penguari anëtarësimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

Nëse kjo ndodhë, atëherë Kosova si shtet do të jepte kontributin e saj në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetin rajonal.

Gjithashtu, u është bërë thirrje “institucioneve ndërkombëtare dhe shoqërisë civile në Kosovë që të kundërshtojnë me vendosmëri të gjitha format e diskriminimit në bazë etnike, fetare, kulturore, politike, gjinore dhe çdo përkatësie tjetër”.

“Realiteti i Kosovës është krejtësisht jashtë hapit me shpalljet e sovranitetit të Serbisë mbi atë territor, e cila me vullnetin e shumicës absolute e konsideron veten Republikë sovrane të Kosovës dhe pavarësia e së cilës është njohur nga shumica e vendeve demokratike në botës”, thekson apeli.

Nje nga protestat e OJQ-se ne Beograd

Gratë në të Zeza janë një OJQ, siç e përshkruajnë vetën si “grup me orientim feminist dhe anti-militarist”.

Aktivitetin e kanë filluar nga viti 1991m kur me 9 tetor kishin dalur në rrugët e Beogradit për herë të parë.

Atëherë “filluam rezistencën jo të dhunshme ndaj luftës dhe politikës së regjimit serb. Deri më tani kemi organizuar rreth 2500 aksione në rrugë. Jemi ende në rrugë…”, thuhet në përshkrimin e faqes së kësaj OJQ-je.

Përkundër se emri i organizatës është “Gratë në të Zeza”, pjesë e grupit janë “edhe burra të brezave dhe etnive të ndryshme, niveleve arsimore, statusit social, stilit të jetesës. dhe zgjedhjeve seksuale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore