Stil

Granit Cana pranon se ka një pëlqim të veçantë për Oriola Marashin


“Cilat janë tri vajzat e njohura që ke pasur fiksim kur ishe i vogël?”

Kjo dhe të tjera pyetje ju drejtuan Granit Canës, i ftuar në një intervistë për emisionin e showbizz-it “Pikë”, në “Albanian Post”, i cili transmetohet çdo të mërkurë në platformën YouTube, ora 19:00.

Edhe pse paksa në siklet, ai nuk hezitoi të përgjigjej, duke zbuluar tri emra.

“Adrola Dushi. Kur isha i vogël shumë, edhe Adelina Ismailin. Dhe, e treta, po e them edhe Oriola Marashin”, tha fillimisht Cana.

Kaq u desh që moderatorja e “Pikë”, Adela Osmani, të niste më tej me “ngacmimet” për emrin e modeles dhe për faktin që ata kanë moshë shumë të afërt, duke krijuar një situatë ku u nënkuptua një pëlqim i veçantë i tij për Oriolën.

Me këtë rast, ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” pranoi se mund të jetë në një lidhje romantike, ndonëse nuk donte të tregonte asgjë për të.

Në përmbyllje ai tha se “kam vendosur pas Big Brother që nuk do të tregoj asgjë, derisa dikush ta zbulojë dhe të dalë që kam dikë. Por do vijë momenti kur të jetë i duhuri”.

Intervistën e tij të plotë dhe lojën e “5 sekondave” që e vuri në siklet, e ndiqni duke shkuar në link-un e mëposhtëm.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore