Sport

Granada rinovon kontratën me goleadorin kuqezi


Sulmuesi më në formë i Shqipërisë, Myrto Uzuni, e ka rinovuar kontratën me klubin e tij Granada-n.

Forma e mirë e Uzunit, ka bërë që Granada t’ia zgjasë atij kontratën deri në verën e vitit 2026.

27-vjeçari e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon në La Liga 2, i cili momentalisht është kryesuesi i ligës si golashënuesi më i miri, duke shënuar tetë gola në 12 ndeshjet e para.

Ai është shpresa më e madhe e klubit të tij për t’u rikthyer në elitën e futbollit spanjoll.

Ndaj, Uzuni do të vijojë të jetë pjesë e projektit dhe drejtuesit e kanë përkthyer besimin në një kontratë të re, të përmirësuar në çdo aspekt.

Aktualisht, Granada mban vendin e pestë në kampionat me 20 pikë, tre pikë larg vendit të parë.

Megjithatë, nëse Uzuni ruan vazhdimësinë përgjatë sezonit, atëherë nuk do të jetë e largët dita kur suksesi dhe kreu t’i përkasë atyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore