Lajme

Grabitje e armatosur në Ferizaj, dyshohet për marrjen e 30 mijë eurove


Ilustrim.

Rreth 30 mijë euro dyshohet se janë grabitur në një këmbimore në Komunën e Ferizajt.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën ”Sali Qeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistolet) arrinë të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur”.

“Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

Nga ky institucion i sigurisë është thënë se ekipe të policisë së Kosovës, kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast.

“Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje”.

Ndërsa është theksuar se për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore